Dy mësuese në Teksas sakrifikuan jetën për të shpëtuar fëmijët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Na pret një vit i mrekullueshëm!”

Kjo fjali kaq e thjeshtë dhe kaq e ëmbël e shkruar nga mësuesja e klasës së katërt, Eva Mireles nuk ka më kuptim.

Të enjten, ditën e fundit të shkollës, ajo dhe mësuesja tjetër Irma Garcia duhet të përshëndeteshin me klasën e tyre të përbashkët në Robb Elementary në Teksas dhe të përgatiteshin për pushimet verore.

- Advertisement -

Në vend të kësaj, familjet e tyre po ju bëjnë funeralin e dy kolegeve që u qëlluan për vdekje në po të njëjtin vend ku humbën jetën dhe 19 nga vogëlushët që ju jepnin mësim.

Në ditët që pas sulmit të së martës, trimëria Garcias dhe Mireles është vlerësuar pasi ato janë parë duke mbrojtur nxënësit e tyre nga plumbat.

Garcia u gjet nga oficerët “duke përqafuar fëmijët deri në frymën e fundit”, tha nipi i saj John Martinez për New York Times.

“Ajo sakrifikoi veten duke mbrojtur fëmijët në klasën e saj. Ajo ishte një heroinë,” – u shpreh ai.

Ndërkohë Maggie, motra e Mireles shkroi se “Eva është me të vërtetë përkufizimi i një heroine. Ajo la mënjanë frikën e saj për të mbrojtur nxënësit atë ditë.”

Është e ligjshme të blesh një armë në moshën 18 vjeç në Teksas, dhe sipas mediave amerikane, sulmuesi bleu të tijën, dy pushkë gjysmë automatike të stilit AR-15 dhe 375 fishekë, javën e kaluar, një ditë pas ditëlindjes së tij.

“Jam e tmerruar. Pushkët nuk duhet të jenë lehtësisht të disponueshme për të gjithë,” – tha tezja e Eva Mireles, Lydia Martinez Delgado në një deklaratë.

Të paktën 185 fëmijë, edukatorë dhe njerëz të tjerë janë vrarë në sulmet në shkollat ​​amerikane që nga masakra e vitit 1999 në Columbine High, sipas të dhënave nga Washington Post.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

EMRI/ Me propozim të Manjës, emërohet drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Provës

Me propozim të Ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e pasdites ka emëruar z. Klevis Qose, Drejtor të Përgjithshëm...

Vuçiç: Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësim të Serbisë në BE

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të mërkurën se ka mundësi që Marrëveshja e Ohrit mund të bëhet pjesë e negociatave të kapitullit 35...

Dodik del para gjykatës, shpërfilli vendimet e përfaqësuesit ndëkombëtar Schmidt

Lideri i serbëve në Bosnje-Hercegovinë, Millorad Dodik, ka dalë të mërkurën para gjykatës, në nisje të procesit gjyqësor kundër tij, lidhur me refuzimin e...

TË FUNDIT

Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për dhënien e amnistisë, kush përfiton

Ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është votuar projektligji për dhënien e amnistisë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Drejtësisë, Ulsi...

Njihej si krahu i djathtë i Rexhepit, kush është Remzi Azemi që u prangos për vrasje

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me shtetasin Remzi Azemi, i arrestuar ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut, pasi akuzohet për vrasjen e...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×