English

Dy ngjarje të rënda në Tiranë, pas vrasjes së 28-vjeçarit, një tjetër sulmohet me thikë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

28-vjeçari Vilson Tafciu u qëllua me plumb në zemër pasi u thirr jashtë një lokali në zonën e njohur si “ Astiri ” në kryeqytet. Autorët dyshohet se u larguan me shpejtësi përmes rrugicave ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se është identifikuar njëri prej tyre, i cili është shpallur në kërkim.

- Advertisement -

Viktima rezulton se ishte larguar nga Shqipëria  drejt Francës në 7 mars të 2018-s ku vetëm pak ditë pasi kishte mbërritur ishte arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike duke u dënuar me 1 vit burg.  

Më pas ai është deportuar në Shqipëri dhe  burime nga uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja nuk dyshohet të ketë lidhje me aktivitetin e tij.

Për këtë po hetohen disa pista ndërsa po gjatë mbrëmje së të hënës një 37-vjeçar u godit me thikë gjatë një sherri në zonën e njohur si “Shinat e Trenit” në Laprakë.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka arrestuar menjëherë pas ngjarjes agresorin dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve.

 Bilanci i kriminalitetit për 3 javët e para të 2020-ës paraqitet i rënduar me 5 vrasje e disa grabitje, ndërsa në Kamëz është regjistruar një grabitje.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?