English

Dyert e hapura për Kurtin, Kryeministri i Kosovës takime me krerët e institucioneve shqiptare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi disa takime me krerët e institucioneve në vend. Fillimisht ai u takua me Presidentin Ilir Meta. Zyra e shtypit e Presidencës bëri me dije se gjatë takimit Meta dhe Kurti kanë biseduar për intensifikimin e marrëdhënieve dhe domosdoshmërinë e rifillimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. 

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës u prit në takim edhe nga Kryeparlamentari Gramz Ruçi dhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Pas takimit me kreun e PD-së, Kurti dhe Basha dhanë një prononcim për mediat.

Më herët kryeministri i ri i Kosovës u takua me homologun e tij shqiptar Edi Rama, takim gjatë të cilit u bënë edhe më të dukshme qëndrimet e ndryshëm sa i përket minishengenit.

“Ky ishte takimi ynë i parë, ka dhe shumë tema që do të duhet t’i trajtojmë në të ardhmen dhe mund të them se kjo ishte një temë që e trajtuam shkurtimisht, meqenëse takimi ynë i sotëm ishte më parë, për makroshengenin shqiptar, sesa për minishengenin Ballkanik”, tha z. Kurti.

I prerë në reagimin e tij ishte dhe Kryeministri i Shqipërisë, ku pranoi debatin që ekziston me homologun e tij. Aty për aty, z. Rama iu përgjigj z. Kurtit duke thënë se “pa minishengen Ballkanik” nuk mund të ketë “makroshengen shqiptar”.

“Është e vërtetë që në këtë pikë ne kemi një diskutim për të çuar përpara dhe besoj se nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengen Ballkanik”, – u shpreh Rama. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?