English

Dyfishohen lundrimet në portin e Durrësit, tragete vajtje-ardhje deri më 15 janar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Porti i Durrësit nisi këtë të enjte lundrimin e trageteve vajtje-ardhje për festat e fundvitit.

- Advertisement -

Ato do të aplikohen deri në 15 janar, çdo të enjte, të premte dhe të shtunë.

Në ditë të zakonshme, në linjat detare nga Durrësi lundrojnë 6 tragete, ndërsa në këtë periudhë të vitit ato dyfishohen. Me lundrimet dopio-korsë, numri i përgjithshëm i lundrimeve shtesë të programuara arrin në 12.

Kjo vjen si pasojë e rritjes së numrit të përgjithshëm të udhëtarëve që shfrytëzojnë tragetet.

Fundjava që lamë pas shënoi dhe nisjen e fluksit të hyrje-daljeve të udhëtarëve, duke regjistruar 4, 492 pasagjerë dhe 1,624 mjete/kamionë/trailerë në këtë pikë kufitare.

Aktualisht fluksi është i fokusuar në hyrje, ku vetëm gjatë të shtunës e të dielës janë regjistruar 3,209 pasagjerë.

Ata janë kryesisht bashkatdhetarë, që kthehen për të festuar pranë familjeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?