English

Dyndja e emigrantëve, vdes fëmija në kufirin Turqi-Greqi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Emigrantët që po vijnë nga Turqia po përpiqen të futen në territorin e BE-së nëpërmjet Greqisë, duke përdorur të gjitha rrugët e mundshme, nga deti e nga toka.

- Advertisement -

Fatkeqësisht, një varkë që është përmbysur sot ka shkaktuar vdekjen e një fëmije.

Djali që ka humbur jetën ishte 6 ose 7 vjeç, dhe ndodhej në një varkë me 48 refugjatë të tjerë, poranë ishullit të Lesbosit.

Greqia ka njoftuar se të gjitha procedurat e kërkimit të azilit do të pezullohen për një muaj, masë që është quajtur nga ekspertët si shkelje e ligjeve të BE-së.

Dyndja e emigrantëve nisi pasi Turqia vendosi se nuk do t’i pengonte më refugjatët të vazhdonin udhën drejt BE-së, ku duan të kërkojnë azil.

Presidenti turk, Erdogan, e mori këtë vendim pasi trupat e Asadit në Siri, të mbështetur nga Rusia, ndërmorën një sulm në Idlib duke vrarë 33 ushtarë turq.  

Pas lajmit, me mijëra emigrantë nisën rrugën për në kufi, ndërkohë që Greqia angazhoi ushtrinë dhe u përpoq t’i ndalojë duke përdorur edhe gaz lotsjellës.

Kryeministri grek, Kiriako Micotaqis, tha se Greqia do të mbrojë kufijtë e BE-së dhe u bëri thirrje emigrantëve se nuk do të lejohen ta kapërcejnë kufirin.

2020 03 02T122754Z 1 LWD0017NUT1S7 RTRWNEV E 1126 SYRIA SECURITY TURKEY BOATS

Në foton e mësipërme nga Reuters, rojat bregdetare greke shihen duke e shtyrë varkën e emigrantëve në ujërat e Turqisë me një shufër hekuri.

Rojat bregdetare në Greqi thanë se 48 personat e varkës së përmbytur, ku humbi jetën fëmija, janë marrë me helikopter dhe janë larguar.

Autoritetet greke pretendojnë se varka është përmbysur nga vetë organizatorët e rrugëtimit, për t’i detyruar forcat greke të nisnin një mision shpëtimi.

Dy prej personave që ndodheshin në varkë ishin fëmijë. Njëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën, ndërsa viktimën në fjalë e gjetën pa ndjenja dhe ishte e pamundur të kthehej në jetë, pavarësisht përpjekjeve.

Sa i ligjshëm është pezullimi i procedurave të azilit?

Alberto Alemano, profesor te universiteti juridik HEC në Paris, tha për Euronews se pezullimi është shkelje jo vetëm e ligjeve europiane për azilin, por edhe e ligjeve ndërkombëtare.

Përveç kësaj, krijon një mekanizëm të paprecedentë që do të dënonte azilkërkuesit që e meritojnë, e përveç dëbimit të padrejtë mund të shkaktonte dhe vdekje.

“Veprimi duhet të apelohet në nivel kombëtar, europian e ndërkombëtar”, shtoi Alemano, duke thënë se e vetmja gjë që po bën Greqia, është se po e mat çështjen e emigrantëve politikisht, si Salvini në Itali.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?