English

Dyndja masive e emigrantëve, Turqia shton akuzat ndaj ushtrisë greke

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një konferencë për shtyp, ministri i Jashtëm i Turiqsë Mevlut Cavusoglu akuzoi ushtrinë greke për vdekjen e 3 emigrantëve. Gjatë fjalës së tij, ministri u shpreh se situata nuk është aspak e mirë dhe se emigrantët po keqtrajtohen duke ju drejtuar kryetarëve të Komisionit Evropian.

- Advertisement -

“Ushtria greke po hap zjarr kundër emigrantëve, deri më tani tre prej tyre kanë vdekur. Ata janë qëlluar nga mbrapa në momentin që po largoheshin. Ushtria po u shpërndan armë gjahu fermerëve në mënyrë që ata të hedhin fishekë kundër tyre. Ky është tërësisht një keqtrajtim që po u bëhet. Shpresoj që sot, Charles Michel dhe zyrtarët e tjerë të Komisionit Evropian ta shohin këtë”,  theksoi ai.

Edhe pse ministri e pohoi këtë fakt ai nuk dha asnjë provë për akuzat e bëra. Turqia e alarmuar nga perspektiva e një vale tjetër refugjatësh tha se  nuk do të mbështesë marrëveshjen e viti 2016 të ndërmarrë me Bashkimin Evropian për të mbajtur mijëra emigrantë në tokën e saj këmbim të parave.

Autoritetet turke kanë pohuar se mbi 13 000 emigrantë janë larguar nga Turqia për të kaluar në kufirin grek. Shteti grek nga ana tjetër është vendosur të mbroj kufijtë e tij duke paralajmëruar emigrantët se nëse ata tentojnë të kalojnë ilegalisht, do të kthehen në vendin e tyre.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?