Prokuroria e Posaçme kërkoi 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetuese Fatos Lulo, i akuzuar për refuzim të deklarimit, mosdeklarim ose fshehje pasurie. SPAK propozon që dënimi të pezullohet dhe të konvertohet në 2 vjet shërbim prove. Sipas SPAK, Lulo ka një bilanc negativ të të ardhurave nga dy pasuri: një apartament në Tiranë dhe një zyrë 172 m² e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit.
Ai pritet të paraqesë argumentet e tij në seancën e ardhshme. Gjyqtari u shkarkua më 23 mars 2018, dhe i është sekuestruar një dyqan me sipërfaqe 172 m² në Tiranë. Lulo deklaroi se dyqanin e ka marrë si dhuratë nga motra, e cila sipas tij, i ka dhuruar edhe 100 mijë euro, por komisionet e Vetingut konstatuan se ajo nuk kishte pasuri të ligjshme për të justifikuar dhuratat.
Ish-gjyqtari Fatos Lulo ka deklaruar se dyqanin në Rrugën e Durrësit në Tiranë, me vlerë 120 mijë euro, ia ka dhuruar motra e tij. Ai gjithashtu pretendon se ajo i ka dhuruar 100 mijë euro dhe se ka marrë hua 480 mijë euro. Megjithatë, komisionet e Vetingut kanë konstaton se motra e Lulos nuk ka pasur të ardhura të ligjshme për të justifikuar blerjen dhe dhurimin e dyqanit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Më 19 korrik gjyqi ndaj ish-anëtarit të Kushtetueses, Fatos Lulo
- GJKKO kthen sërish dosjen ndaj ish-gjyqtarit të Kushtetueses: SPAK të plotësojë hetimet