English

“Dyshime për rrëshqitje dherash”, Robert Skëndaj shpjegon pse u shemb diga në Bunec

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shkaku i shembjes së digës së hidrocentralit të Bunecit, duket se është rrëshqitja e dherave poshtë murit rrethues. Këtë hipotezë e bën me dije vetë drejtuesi i emergjencave civile në prefekturën e qarkut të Vlorës, Robert Skëndaj.

- Advertisement -

“Pas shkarjes së dherave poshtë bazamentit të saj, kjo gjë solli dhe shembjen e ujëmbledhësit”, tha Skëndaj.

Banorët e zonës të cilët pësuan dëmtime për shkak të sasisë së madhe të ujit deklaruan se shkak mund të jetë edhe mbingarkesa e rezervuarit. Këtë të premte, situata është normalizuar, ndërkohë që do të nisë edhe përllogaritja e dëmeve.

“Komisioni i ngritur për evindetimin e pasojave të dëmeve nga kjo përmbytje po bën verifikimet specifike në terren se çfarë ka ndodhur”, ka shtuar Drejtuesi i Emergjencave Civile në Vlorë, Robert Skëndaj.

Vërshimi i ujit dëmtoi 12 biznese sezonale në plazhin e Bunecit, po ashtu edhe banesa të cilat u përmbytën nga uji. Sakaq, riparimi i digës së dëmtuar nuk mund të bëhet dhe me shumë mundësi pritet ndërtimi i saj nga fillimi. Po ashtu është rikthyer energjia elektrike në të gjithë zonat përreth, ndërsa prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet për të zbardhur arsyet e shembjes së digës, e cila ishte ndërtuar në vitin 2010 nga një firmë private.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?