Policia italiane arrestoi sot një mësues në një shkollë të mesme në Pontedera, në provincën e Pizës, dhe e vendosi në arrest shtëpie nën dyshimin se ka abuzuar seksualisht me një nxënëse dhe ka ngacmuar disa të tjera.
Hetuesit kanë bërë të ditur se viktima në momentin e ngjarjes ka qenë e mitur dhe se i dyshuari është “sjellur në mënyrë të papërshtatshme” edhe me nxënësit e tjerë , raporton Ansa.
Ai është arrestuar në shkollën e mesme ku punon dhe më pas i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tarifat e Trump rrisin çmimet e pijeve alkoolike, paralajmërohen humbje vendesh pune
- U tentua dhe posta e Dumanit, çfarë dihet nga hakërimi i e-maileve të SPAK