English

Dyshohet se spiunoi muxhahedinët, GJKKO dënon me 10 vite burg iranianin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 10 vite burg për iranianin  Bijan Polandrag

- Advertisement -

Ish anëtari i MEK i strehuar në Shqipëri,  dyshohet se ishte rekrutuar nga garda revulucionare dhe ministria inteligjences iraniane për të spiunuar muxhahedinët.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit B.P. për veprën penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, parashikuar nga neni 230/ç të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit B.P. për veprën penale “Organizata terroriste”, parashikuar nga neni 234/a, paragrafi i dytë të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit B.P. për veprën penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/a, paragrafi i parë të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.

  1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit B.P. për veprën penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/b, paragrafi i parë të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.
  2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit B.P. për veprën penale “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/c, paragrafi i parë të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.
  3. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit B.P. për veprën penale “Keqpërdorimi i pajisjeve”, parashikuar nga neni 293/ç, paragrafi i parë të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.
  4. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, caktimin e një dënimi të vetëm për të pandehurin B.P., atë me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
  5. Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B.P. i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  6. Vuajtja e dënimit për të pandehurin B.P. të fillojë nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në burg” të caktuar ndaj tij.”- thuhet në njoftimin e GJKKO.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?