English

“Dyshonte se babai kishte disa lidhje” – Ja pse mund ta ketë vrarë i biri në Durrës…

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një krim monstruoz i ngjashëm me atë të familjes Meta pak muaj më parë dhe i realizuar në të njëjtin vend, Shënavlash, tronditi opinionin publik ditën e djeshme, kur policia zbardhi vrasjen në një familje.

- Advertisement -

Kryefamiljari 62-vjeçar Enver Balla është qëlluar për vdekje me pistoletë në stanin e familjes nga i biri Esmerald Balla. Më pas djali e ka hedhur trupin në pus, dhe pasi kanë kaluar disa ditë, ka denoncuar në polici zhdukjen e të atit.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur pas një sherri që atë e bir kishin për çështje parash. Në polici, 30-vjeçari Esmerald Balla ka kallëzuar se i ati ishte larguar nga banesa me një grua të panjohur dhe pas këtij momenti nuk kishte mundur të lidhej më me të atin. Po ashtu, ai ka hedhur dyshimet se ajo grua mund ta kishte vrarë 62-vjeçarin, pasi ai nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.

Më pas, përmes përgjimesh të mesazheve e telefonatave, autoritetet kanë mundur të zbardhin ngjarjen dhe të arrestojnë autorin, i cili ka pranuar vrasjen, pas një konflikti që kishte me babanë për 7,5 milionë lekë kursime, që dyshonte se ai ia kishte vjedhur.

Eksperti i sigurisë Faik Basha tregoi në emisionin “People” në Euronews Albania se fëmijët e Enver Ballës kishin informacione se babai kishte disa lidhje jashtëmartesore, frekuentonte faqet e eskortave dhe paratë për të cilat dyshohet të jetë kryer krimi mund të jenë shpenzuar me to.

“Babai kishte humbur bashkëshorten, ishte martuar sërish dhe pas asaj lidhjeje kishte edhe lidhje të tjera dhe frekuentonte faqet e eskortave. Kështu është thënë, kështu mendohet dhe i janë gjetur në telefon. Kjo është përdorur si maskim nga djali, nuk po them që është shkak”, tha Basha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?