English

E ardhmja e Armando Brojës, Chelsea merr vendimin: Sulmuesi do të shitet në verë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qëndrimit në Londër i ka ardhur fundi, të paktën atij në kampin blu, bëhet fjalë për Armando Brojën, i cili në verë do të largohet përfundimisht nga Chelsea. 22-vjeçari nuk do të jetë më pjesë e skuadrës, duke mos bindur kështu trajnerin Pochetino dhe drejtuesit.

- Advertisement -

Sipas asaj që raportohet në mediat britanike, ndaj tij interesohen dy skuadra konkretisht Ipswich dhe Brentford. Njëra prej tyre që sapo siguroi ngjitjen në Premier League, ndërsa ekipi tjetër pret largimin e Ivan Toney, për ta zëvendësuar atë me sulmuesin shqiptar.

Aktualisht Broja është në huazim tek Fulham, ndërsa gjërat nuk kanë shkuar siç duhet, ku edhe pse pritej që lojtari të aktivizohej më tepër, ndaj tij kanë munguar minutat. Në këtë pikë, zgjidhja është largimi, e duket se vera do të sjellë një tjetër emër të ri, fanellën e të cilit do të mbajë veshur 22-vjecari.

Vetë dëshira e futbollistit është qëndrimi në Stemford Bridge, por aty situata është më delikate nga çduket, ndaj largimi është zgjidhja e duhur. Krahas skuadrave britanike, ndaj Brojës kanë pasur interes dhe nga Serie A, mes tyre dhe Torino, ndërsa më herët është folur për Milanin, por asgjë zyrtare.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×