English

E ardhmja e raporteve Bruksel-Londër me kryeministren e re

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Brukseli po bëhet gati për emërimin e Liz Truss si kryeministren e re të Mbretërisë së Bashkuar.

- Advertisement -

E konsideruar gjerësisht si kandidatja më luftarake kur bëhet fjalë për marrëdhëniet BE-Britani, si sekretare e Jashtme ajo publikoi draftin e protokollit të Irlandës së Veriut, që do ta bënte Londrën të asgjësonte një marrërveshje të negociuar me bllokun evropian. Rrjedhimisht, pritshmëritë që marrëdhëniet të rregullohen janë të pakta.

 “Ne e dimë që Mbretëria e Bashkuar është në vështirësi ekonomike dhe tundimi për të devijuar vëmendjen e opinionit publik në diçka tjetër mund të jetë i madh. Në këtë aspekt ka të ngjarë që BE-të bëhet objektivi i ardhshëm. Ndaj jam paksa i shqetësuar se rezultati i gjithë kësaj mund të mos jetë shumë ndryshe nga marrëdhëniet që kishim me Boris Johnson. Nuk jam i sigurt,” – u shpreh Phillipe Lamberts, kryetar i Partisë së Gjelbër në Parlamentin Evropian.

Nëse si kryeministre Liz Truss vijon me qasjen për veprim të njëanshëm, kjo mund të çojë në një luftë tregtare me BE-në, që si hakmarrje mund të pezullojë disa pjesë të marrëveshjes së Brexit.

Megjithatë, askush nuk dëshiron që situata të përshkallëzohet, sidomos për shkak të luftës në Ukrainë, që kërkon vëmendjen e të gjitha palëve.

 “Mendoj se ka një mollë të prishur në politikën britanike dhe pasojat e saj po i shohim kur vjen puna tek marrëdhëniet dypalëshe. Por kjo duhet të jetë e pamendueshme në një kohë kur demokracitë liberale po punojnë së bashku për të mbështetur Ukrainën kundër Rusisë. Nisur nga fakti që Rusia po sulmon të gjitha demokracitë e jo vetëm Ukrainën, më duket e çuditshme që Britania të mos rreshtohet përkrah aleatëve,” – deklaroi Fabian Zuleg nga Qendra e Politikave Evropiane.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen postoi një mesazh urimi për Liz Truss dhe nënvizoi se, mezi pret të ndërtojë një marrëdhënie konstruktive, në respekt të marrëveshjeve dypalëshe. 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?