Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 29-vjeçarit shqiptar Edmond Mustafa, në Tivar të malit të Zi.
Mustafa konsiderohej si pjesëtar i klanit të Tivarit i cili gjatë luftës së klaneve malazeze u bashkua me klanin Skaljar.
Banda e Tivarit ku bënte pjesë shqiptari udhëhiqej nga Alan Kozharini tashmë i vdekur.
Pas vdekjes së Kozharit në verën e vitit 2020, sipas policisë, Mustafa ka ndërruar anë duke dalë nga grupi Skaljar.
Dyshimet mbi tradhti ndaj bandës, por dhe lidhja me të venë e një prej bashkëpunëtorëve të klanit Skajlar, dyshohet se janë motivet e vrasjes së Mustafës.
Pas vrasjes së bashkëpunëtorit Zijad Nurkoviç në Spanjë në vitin 2019, Mustafa hyri në lidhje dashurie me të venë e tij, blogeren malazeze Vasilisa.
“Është në një lidhje me gruan e Ziyadit”, këto mesazhe raportohet se janë shkëmbyer mes kreut të klanit Kavac, Radoje Zvicer, dhe policëve që dyshohet se kanë punuar për të, gjatë vitit 2020.
Në lidhje me vrasjen u arrestua 27-vjeçari Dino Ibrahimović, një pjesëtar i klanit mafioz Skaljar, ku prej 10 vitesh kishte aderuar dhe vetë shqiptari.
Ibrahimoviç e qëlloi shqiptarin kur ai ishte i shoqëruar me motrën e tij dhe më pas u largua me një skuter elektrik, për t;u arrestuar disa orë më pas nga policia.
Mediat malazeze raportojnë gjithashtu se Mustafa kishte rënë dakord që të denonconet krimet e kryera nga lideri i klanit Skaljar, Jovan Vukotiç, ku përfshihen vrasje në të cilat dhe ai vetë ka marrë pjesë.
Përpjekjet për kthimin e Mustafës në të penduar të drejtësisë u zbuluan nga përgjimet e aplikacioneve SKY, ku efektivët i raportonin liderit të klanit kavaçkas Radoj Ziver rastin.
Mustafa prej vitesh në rrjetet sociale ka bërë të ditur se e di kush ka porositur dhe kryer 11 vrasje, në të cilat ka pohuar se ka marrë pjesë edhe vetë.
Shqiptari u ekzekutua me armë zjarri në qytetin e Tivarit paraditen e të martës nga një pjesëtar i bandës ku ai bënte pjesë. Autori Dino Ibrahimoviç u largua fillimisht me skuter, por u kap disa orë më vonë nga policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Anëtar i një grupi kriminal të strukturuar, vritet shqiptari në Mal të Zi (Emri)
- Në kërkim pas “Metamorfozës”, arrestohet në Dubai Denis Bajroviç
- “Vajza qeshte kur hapën gropën ku ishte babai” – Ja si e sheh psikologia