English

E gjithë qeveria rumune vetizolohet prej COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria e përkohshme e Rumanisë do të vetizolohet për 14 ditë, pasi një senator rezultoi se kishte marrë coronavirusin COVID-19.

- Advertisement -

Virgil Chitac vizitoi parlamentin rumun ditët e fundit kur partitë e djathta po përpiqeshin të formonin një kabinet të ri.

Kryeministri i përkohshëm, Ludovic Orban, tha në një konferencë për shtyp se të gjithë anëtarët e kabinetit, përfshi disa të partisë së tij (PNL).  

“I kërkuam ministrit të shëndetësisë të krijojë një mekanizëm të shpejtë për të kontrolluar të gjithë kolegët tanë. Do të testohen të gjithë. Unë do të vetizolohem te Villa Lac 1, prej ku dot ë vazhdoj detyrën”, tha Orban.

Qeveria e përkohshme liberale u vendos në krye të vendit këtë shkurt, pas votës së mosbesimit.

Rumania ka verifikuar 70 raste me COVID-19 deri tani, por fatmirësisht asnjë vdekje.

Gjashtë prej të prekurve janë shëruar plotësisht, ndërsa 2067 persona janë në karantinë nëpër spitale, 13.745 nëpër shtëpi.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?