Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e djeshme në fshatin Gështenjas të Pogradecit ku mbeti i vdekur Safet Hyskollari 65 vjeç.
Burime të siguruara thanë se mes autorit dhe viktimës ka pasur konflikte të vazhdueshme verbale sa herë viktima kthehej me pushime nga ShBA-ja në fshatin e tij.
Konfliktet sipas burimeve lidhen me punimet që viktima kryente në afërsi të shtëpisë. Gjatë ditëve të fundit viktima ka kryer punime për zgjerimin e rrugës dhe vendosjen e disa tubove prej betoni.
Autori pretendon pronsinë e ish-kovaçanës së fshatit ku ai ka punuar për shumë vite, godinë e cila ndodhet përballë banesës së viktimës.
Autori Fatmir Manellari ka shkuar mbrëmjen e djeshme tek banesa private e viktimës duke e goditur disa herë me thikë sapo 65-vjeçari ka dalë nga dera.
Policia nuk ka gjetur thikën me të cilën Manellari qëlloi për vdekje bashkëfshatarin e tij i cili ndrroi jetë në spitalin e Pogradecit. Forcat e policisë të Komisaritit të Pogradecit si dhe Forcat Shqiponja janë vënë në kërkim të autorit i cili dyshohet të fshihet në zonën e pyllëzuar të fshatit.
Gjithashtu policia po ushtron kontrolle në tunelet dhe në godinat e braktisura të zonës.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Ç’na gjeti’, momentet kur gruaja në Pogradec mëson se i shoqi vrau bashkëfshatarin
- Vrau komshiun për një gardh, autori kurohet nga depresioni, ende në arrati
- Vritet me thikë një person në Pogradec