English

E izoluar dhe pa ndihmë, 84-vjeçarja e vetme mes 4 mureve, askush nuk mund t’i sjellë ushqime

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të moshuarit janë pjesë e një prej kategorive më të rrezikuara nga Covid-19. Për këtë arsye nevoja e kërkon që të mos dalin prej banesave dhe të qëndrojnë të izoluar. I tillë është rasti i Meri Yllit. Prej 22 vitesh atë e gjen në ballkon duke parë kalimtarët. Kështu lufton vetminë që duket se është shtuar edhe më shumë gjatë ditëve të karantinës, teksa rrugët që shtrihen tej dritares së saj janë tashmë të boshatisura.

- Advertisement -

“Kam dy djem që jetojnë në Tiranë. Kam gati 2 vjet që nuk e takoj djalin e madh. Më ka marrë malli për evlatin. Vetëm gdhihem e ngrysem, po them o zot më mbaj mëndjen e kokës, se sido që të vijë lë të vijë se moshën e kemi. Nuk flas dot me asnjë”, tregon Meri për Euronews Albania.

Këto ditë në karantinë, nuk kanë qënë aspak të lehta për 84-vjeçaren, e cila nuk di me kë të përballet më parë, me vetminë, varfërinë apo sfidën për t’i shpëtuar virusit.

“Çfarëcfarë të bëj për drekë unë. Hiç ha atë bukën, njëhërë e përvëloj me ca ujë të valë. Si jam unë nuk ka ku të vejë më, po mos më pyet më shumë, kështu qënka e thënë për neve”, tregon me dhimbje e moshuara.

Fatmirësisht janë fqinjët ata që i janë gjendur pranë. Një krah ku të mbështetet për të ka qenë veçanërisht Vera, mikja e jetës, s nëna Meri e quan.

“Nuk kisha kripë, nuk marr dot as bukë. Ajo e mori. Unë më një gjysmë buke shkoj një javë. Mezi e prita pasi nuk e kisha parë prej kaq ditësh, rreth dy javë po. Ajo është bërë edhe evlat e nënë e babë. Kujdeset për mua sikur të jem e vogël, se në këtë moshë bëhesh e vogël. Komshie e kam. Nuk gjen tjetër komshie si kjo që kam unë”, tregon e emocionuar Meri Ylli.

I vetmi ngushëllim për të këto ditë është televizori, por duket se as ai nuk ka mjaftuar aq sa për t’i rikthyer buzëqeshjen.

“Ka më të mërzitur se kaq? E hap atë të shkret televizor, ai flet vetëm për këtë temë. Jo vdiqën kaq këtu, duke mos na dhënë asnjë lajm të mirë. Mos na pyet, rrojmë se nuk vdesim dot”, e mbyll me pesimizëm rrëfimin për situatën e trishtë me të cilën po përballet, 84-vjeçarja.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?