Një djalë pesë-vjeçar i parë për herë të fundit në zonën e Shkozës pranë banesave sociale në Tiranë po kërkohet prej katër ditësh dëshpërimisht nga familjarët.
Redaksia e Euronews Albania komunikoi me familjen e 5-vjeçarit të humbur i cili njoftohet se ka veshur një bluzë gri me një stampë dhe me numra, poshtë saj një bluzë të kuqe, pantallona të zeza dhe çizme të kuqe.
Denoncim për djalin e humbur në Tiranë është bërë edhe në policinë e shtetit sipas familjarëve.
“Mezi presim të ribashkohemi me të, u bënë katër ditë që na ka ndalur zemra,” tha për Euronews Albania një e afërme e të miturit.
Postera të fëmijës janë ngjitur edhe në rrugët e Tiranës me kontaktet e babait të djalit që çdo qytetar që ka informacion të kontaktojë.
Për çdo detaj, ju nxisim të ndihmoni familjen me çdo informacion ndihmues duke i kontaktuar ata në nr. +355 68 81 19 757 ose të kontaktoni me redaksinë tonë.