English

E para në rajon | Korça me sallë multimediale për zhvillimin e ideve inovative

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për herë të parë në Ballkan është hapur salla multimediale me projeksion 360 gradë në qytetin e Korçës.

- Advertisement -

Qëllimi i këtij projekti është krijimi i startapeve të para në fushën e multimedias.

“I kemi vënë fokus të madh teknologjisë, e shohim atë si mundësi unike për të gjeneruar vende pune te mirepaguara, për të rinjtë e të rejat e qytetit tonë, të bashkisë tonë pa qenë e nevojshme që ata të largohen nga vendi dhe besoj në kuadër të këtij projekti që po lancojme do të zërë një vend të rëndësishëm”, u shpreh kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo.

“Për herë të parë në Shqipëri inaugurojmë një sallë multimediale me projeksion 3D. Korça vazhdon të jetë e para tashmë dhe për inovacion”, theksoi ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali.

Kjo sallë do të jetë në funksion për të rinjtë dhe jo vetëm, të cilët do të nxiten për të zhvilluar ide inovative si dhe do të krijojnë mundësi të panumërta për të ardhmen e tyre.

“Sot që flasim nuk ka kaluar shumë kohë nga dita ku flisnim për këto tema, dukej si një fushatë elektorale për të krijuar iluzione punësimesh të të rinjve. Kemi sot qindra të rinj që kanë hapur dritaret e para në botën e madhe të sipërmarrjes së re, punës nga shtëpia, për kompani në gjithë botën. 2:10 jam fillesat e para të një bote të re, të një ekonomie të re e cila është shpëtimi për qytete si qyteti i Korçës”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Për herë të parë në sallën multimediale në projeksion 3D është shfaqur një pjesë e koleksionit personal të piktorit Vangjush Mio.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?