Policia në Patos ka arrestuar një person që përdorte lokalin në pronësi të tij për baste online dhe shitje të kanabisit me doza.
Gjatë operacionit “Multiple”, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 28 vjeç, banues në Patos.
Nga kontrolli në lokalin e shtetasit K. M., në Patos, shërbimet e Policisë konstatuan se ambienti ishte përshtatur për shitje në doza, të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe për vënie të basteve sportive, me celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Plagosi me thikë 16-vjeçarin, arrestohet i mituri në Fier
- Plagosen me thikë dy të rinj, ngjarjet në Pogradec dhe Fier