Edhe pse kanë kaluar 13 ditë që kur dy tërmete të fuqishme goditën Turqinë, ekipet e shpëtimit vijojnë punën për të nxjerrë njerëz që ndodhen nën rrënoja.
Tre anëtarë të një familjeje, janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës ku banonin në Antakya, shkruan Daily Mail.
Dy prindërit dhe djali i tyre 12-vjeçar u transportuan menjëherë me autoambulancë, por për fat të keq, ky i fundit ndërroi jetë në spital.
Më shumë se 46,000 njerëz kanë mbetur viktimë si pasojë e tërmeteve dhe numri pritet të rritet, pasi ende raportohet për persona të zhdukur.
Në Turqi, rreth 264 mijë apartamente janë shkatërruar pas rënies së dy tërmeteve.
LEXONI GJITHASHTU