English

”Easyjet” ndalon të gjitha fluturimet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Easyjet”, kompania e fluturimeve me çmim të lirë, ka vendosur të mos lejojë fluturimin e asnjë avioni, për shkak të kufizimeve të caktuara nga qeveritë për të penguar përhapjen e coronavirusit.

- Advertisement -

Kompania mbylli shumicën e avioneve që të martën, por ka vënë në punë me qindra fluturimi shpëtimi për të kthyer klientët e bllokuar.

Bashkëpunimi me autoritetet do të vazhdojë, për të lejuar fluturime të tjera që mund të nevojiten.

Easyjet thotë që nuk ka ende një datë se kur do të rikthehen fluturimet.

“Për shkak të kufizimeve të papredecenta të vendosura nga qeveritë, në përgjigje të pandemisë, Easyjeta ka vendosur të ndalojë fluturimet për të gjithë avionët”, thotë një deklaratë që i është dërguar London Stock Exchange.

“Megjithatë, do të vazhdojmë bashkëpunimin me agjencitë qeveritare për të vazhduar fluturimet sipas kërkesave”, thotë deklarata.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?