English

“Edhe 100 kryetari ynë’, Rama uron Nanon në 70-vjetorin e lindjes

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama ka uruar në ditën e lindjes, Fatos Nanon, ish-kreun e Partisë Socialiste.

- Advertisement -

“Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Fatos Nano sot feston 70-vjetorin e lindjes.

Fatos Nano filloi karrieren e tij politike në vitin 1991, pasi u zgjodh kryeminister i qeverisë së Tranzicionit me qëllim që të organizojë zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri, në po atë vit dhe të përgatise vendin për tranzicionin drejt një ekonomie tregu dhe sistemi demokratik.

Zgjedhjet në 31 Mars 1991 u fituan nga Partia Socialiste e Shqipërise dhe ai u caktua përsëri Kryeministër.

Në muajin mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata.

Partia Socialiste vazhdoi qeverisjen e vendit dhe fitoi zgjedhjet ne qershor 2001. Nano u bë Kryeministër për të tretën herë në korrik, 2002 i emëruar nga presidenti Alfred Moisiu.

Në 3 korrik 2005 Partia Socialiste humbi zgjedhjet dhe shumicën në parlament. Partia Demokratike fitoi shumicën dhe kryetari i saj Sali Berisha u emërua Kryeministër i qeverisë së re. Më 1 shtator 2005 Nano dha dorëheqjen si kryetar i Partise Socialiste.

Nano kërkoi të zgjidhej si president në 8 korrik 2007 mbas mbarimit të mandatit të presidentit Moisiu, por nuk pati mbështetjen e Ramës.

Shumica e deputetëve të opozitës të drejtuar nga Partia Socialiste nuk e përkrahën kandidaturën e tij dhe bojkotuan zgjedhjet. Nano mori vetëm 3 vota ndërsa Bamir Topi, kandidati i Partise Demokratike fitoi 75 vota. Megjithatë Topi nuk fitoi votat e nevojshme për tu zgjedhur president. Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit u mbajt më 10 korrik. Parlameti përsëri nuk arriti të zgjidhte presidentin, me Nanon që mori 5 vota dhe Topi 74 vota. Në raundin e tretë më 20 korrik Topi u zgjodh president.

Si deputet i parlamentit Shqiptar, Nano ka shërbyer zonën e Kucovës, Tepelenës dhe Sarandës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?