Kush është zonjusha që mund të ishte bërë Mbretëresha e Anglisë?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kush ishte Lady Arbella Stuart – kushërira e Mbretëreshës Elizabeth I – që mund të ishte bërë Mbretëreshë e Anglisë?

Fushata për të bërë Arbella Stuart mbretëreshë nisi me një ‘skemë’ mblesërie të drejtuar nga 2 gjyshet e saj dhe nëse kjo do të kishte ndodhur vërtetë, sot mund të kishim një Angli krejt tjetër.

Imagjinoni një periudhë historie që do të ishte njohur si Epoka Arbeliane.

Ky skenar alternativ mund të kishte ndodhur nëse Zonja Arbella Stuart (1575–1615) do të kishte mundur të pasonte kushërirën e saj Elizabeth I si mbretëreshë.

Por çfarë e ndaloi atë?

Siç thamë, fushata për ta vendosur Arbellën në vijën e trashëgimisë filloi me skemën e mblesërisë së 2 gjysheve të saj, Bess of Hardwick dhe Margaret Douglas.

Kur 2 gratë fisnike vendosën të lidhnin djalin e Margaret (Charles Stuart) me vajzën e Bess-it (Elizabeth Cavendish), ato kishin një objektiv të vetëm në mendje: Jo lumturinë e fëmijëve të tyre, sigurisht, por rritjen e një trashëgimtari të mundshëm të fronit që do të kishte gjakun mbretëror anglez të Margaretës në venat e tij.

Arbella Stuart, e vetmja pasardhëse e kësaj mblesërie të konceptuar me kujdes, lindi në vitin 1575. Ajo ishte kushërira e tretë e Mbretëreshës Elizabeth I.

E mbetur jetime në moshën 7-vjeçare, Arbella ndoqi një arsim mbretëror nën kujdesin e Bessi-t të Hardwick-ut.

Lady Arabella Stuart nga piktori Robert Peake

Por pas vdekjes së Elizabeth në vitin 1603, pretendimi i Arbella-s u refuzua nga parlamenti anglez në favor të propozimit të kushëririt të saj, James VI i Skocisë, thjesht sepse ai sillte me vete një pasuri të konsiderueshme.

James ishte tashmë mbret i Skocisë dhe ai solli me vete në Angli një ushtri të tërë, një grua me ndikim (Ana e Danimarkës), 3 fëmijë të shëndetshëm për të qenë trashëgimtarët e tij dhe bashkimin e Anglisë dhe Skocisë nën një kurorë të vetme.

Arbella kishte vetëm gjakun e saj mbretëror dhe intelektualizmin e saj të lartë – asnjëra prej të cilave nuk i shërbeu asaj në lojën politike me aksione të larta.

Ai u bë James I i Anglisë dhe VI i Skocisë, ndërsa ajo mbeti thjesht Lady Arbella Stuart.

Ndonëse e njohur si një anëtare e familjes mbretërore, në oborrin e James-it ajo do të ndihej gjithmonë e huaj dhe thuhet se ajo gjithashtu e ka kritikuar ashpër stilin e pa-sofistikuar të Anës së Danimarkës për të drejtuar fraksionin e zonjave të oborrit mbretëror.

Portret i Mbretit James I nga piktori John de Critz

Në këtë kontekst, nuk është aspak e habitshme më pas që Arbella nuk bëri kurrë kompromise dhe se në fund ajo edhe u rebelua.

Si e rritur, Arbella kreu shkeljen më të rëndë që mund të bënte çdo oborrtar. Ajo u martua pa lejen e monarkut.

Dhëndri i saj ishte Uilliam Seymour, një fisnik sharmant 13 vite më i ri. Çifti u martua fshehurazi më 22 qershor 1610. Në zgjedhjen e burrit të saj, Arbella sabotoi mundësinë e çdo martese politike të favorshme që James mund të kishte rregulluar për të.

Ajo gjithashtu vuri në rrezik mbretërimin e pasigurt të James-it në Angli. Nëse ajo prodhonte një trashëgimtar të shëndetshëm, armiqtë e tij mund të mblidheshin rreth saj dhe të komplotonin për ta vendosur atë ose fëmijën e saj në fron.

James, i tërbuar i vendosi Arbella-n dhe Uilliam-in në arrest shtëpie.

Megjithëse William do të arratisej me sukses për në Flanders, Arbella arriti vetëm deri në ujërat jashtë brigjeve të Francës përpara se të kapej e të kthehej me forcë në Angli.

Ajo vdiq në kullë më 25 shtator 1615, pas një greve urie të tej zgjatur.

Ajo ishte vetëm 39 vjeç.

Sot, trashëgimia e Arabellës jeton përmes shkrimeve të saj. Ajo ishte një letrare e aftë dhe më shumë se njëqind shembuj të korrespondencës së saj janë ruajtur për brezat e ardhshëm për të studiuar mendjen së saj të rafinuar – por thellësisht të trazuar.

Studiuesja e Rilindjes, Sara Jayne Steen shkon aq larg sa pretendon se Anglia humbi shumë më tepër se një trashëgimtare të mundshme në vitin 1615. Ajo humbi gjithashtu një inteligjencë të pamatur që mund të kishte rivalizuar edhe Shekspirin.

Ndërsa Mbretëria e Bashkuar po kalon një periudhë zie për monarken e saj të ndjerë, Mbretëreshën Elizabeth II (1926–2022), është koha e duhur për të kujtuar gra të tjera të shquara të prejardhjes mbretërore që tani i përkasin vetëm historisë. Mendoni edhe për Lady Arbella Stuart. /JSTOR

LEXONI GJITHASHTU: 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

Fitorja e Melonit, senatori italian flet ekskluzivisht në ‘Now’

Liderja e Partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshme. Ajo pritet të jetë kryeministrja e parë femër e Italisë,...

Bushati sulmon Yuri Kim: Hipokrite, po bën diversion brenda opozitës

Analisti Andi Bushati thotë se sjellja aktuale e ambasadores amerikane Yuri Kim karshi ish-presidentit Ilir Meta tregon hipokrizi. Në emisionin Now, në Euronews Albania Bushati...

Bushati: Kim ngazëllehet sot pas Metës, dje s’e linte të përdorte flamurin amerikan

Analisti Andi Bushati u tregua kritik ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim pas takimit që kjo e fundit zhvilloi me Ilir Metën si kryetar i...

TË FUNDIT

Fitorja e Melonit, senatori italian flet ekskluzivisht në ‘Now’

Liderja e Partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshme. Ajo pritet të jetë kryeministrja e parë femër e Italisë,...

Bushati sulmon Yuri Kim: Hipokrite, po bën diversion brenda opozitës

Analisti Andi Bushati thotë se sjellja aktuale e ambasadores amerikane Yuri Kim karshi ish-presidentit Ilir Meta tregon hipokrizi. Në emisionin Now, në Euronews Albania Bushati...

Bushati: Kim ngazëllehet sot pas Metës, dje s’e linte të përdorte flamurin amerikan

Analisti Andi Bushati u tregua kritik ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim pas takimit që kjo e fundit zhvilloi me Ilir Metën si kryetar i...

Refuzon të shkojë në luftë, burri rus i vë flakën vetes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Ryazan në Moskë. Sipas mediave të huaja, një burrë me origjinë ruse i ka vënë flakën vetes...

Vllaznia humbet në Vlorë, ndeshja vuloset 2 -1 që në pjesën e parë

Flamurtari ka surprizuar në Vlorë teksa në ndeshjen e parë të 116 të finales së Kupës së Shqipërisë mposht 2 me 1 Vllazninë e...


Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?