‘E cekët, boshe dhe shkatërrimtare’ – pse java e parë e Liz Truss ka ndezur gjakrat?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pse The Guardian e quajti javën e parë të Liz Truss si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar – ‘një katastrofë të vërtetë’?

Zbulojeni duke lexuar analizën e kolumnistit Simon Jenkins, i cili ofron edhe sugjerimet e tij rreth asaj që duhet të ndryshojë në politikat e saj.

‘E cekët, bosh dhe klishe – java e parë e Liz Truss, një katastrofë e vërtetë’

Liz Truss mund të mos jetë një udhëheqëse emocionuese apo popullore, por ajo mund ta ketë diçka në favor të saj. Ajo mund të jetë me fat.

Aktualisht, vetëm 12% e votuesve presin që ajo të jetë një kryeministre e mirë. Por, ashtu si rruga e Tony Blair për në Downing Street u favorizua nga trajtimi që ai i bëri vdekjes së Dianës (‘Princeshës së Popullit’), ashtu edhe vdekja e Mbretëreshës mund ta ndihmojë Liz Trussin të afirmohet dhe të stabilizohet në detyrën e saj të re.

Ndërsa kombi hyri në një periudhë zie – e përforcuar dhe sensacionalizuar së tepërmi edhe nga BBC-ja – histeria aktuale politike në Westminster duhet të gjejë mundësinë të qetësohet sadopak. Kabineti i Liz Truss mund të fillojë të ndjehet në shtëpi. Thesari mund të shërojë plagët e tij të mëparshme, ndërsa media e kthen vëmendjen tërësisht tek Mbreti Çarls III dhe e ardhmja e monarkisë.

Liz Truss betohet në detyrën e saj të re si kryeministre

Truss tashmë ka hapësirë për të përmirësuar gabimet. Emërimet e saj në kabinet shkuan kundër të gjitha këshillave që i ishin dhënë për nevojën e qetësimit të armiqësive dhe akomodimit të rrymave të ndryshme brenda për brenda partisë konservatore. Një fushatë e ashpër për kryetarin e ri të partisë si dhe një fitore e ngushtë ndaj Rishi Sunak treguan qartazi nevojën për t’u qetësuar dhe për të shëruar plagët. Por, Truss bëri totalisht të kundërtën.

Ajo nisi menjëherë duke shkarkuar të vetmit ministra që kishin qenë të aftë t’i mbijetonin kaosit total të Boris Johnson, si George Eustice, Grant Shapps dhe Greg Clark. Në vend të tyre, ajo zgjodhi një kabinet të përcaktuar thjesht nga besnikëria e tyre ndaj saj. Diversiteti gjinor dhe etnik ishte e vetmja gjë e jashtëzakonshme rreth këtij kabineti.

E përballur me faktin se vetëm një pakicë brenda partisë së saj parlamentare e votuan atë si udhëheqëse, Truss ka akumuluar një dëshirë të zjarrtë për hakmarrje sidomos kur gjërat nisin të mos shkojnë ashtu siç duhet.

Dhe gjërat në këtë pikë, vetëm sa do të vështirësohen, sepse Truss nuk është ekzaktësisht një mjeshtre e skenës parlamentare.

Një fjali nga Boris Johnson mund t’i bënte mbështetësit e tij të kërcenin nga karriget e të hidheshin nga gëzimi. Ndërsa përgjigjet e Truss për pyetjet e Keir Starmer-it rreth ditëve të saj të para si kryeministre, u karakterizuan nga virtyti i të qenit të drejtpërdrejta, ama ato ishin të vakëta dhe tejet të mërzitshme. Ajo nuk arriti dot të thoshte një frazë të vetme që të spikaste e të mbetej në kujtesën e publikut rreth vdekjes së Mbretëreshës. Retorika, dukshëm, nuk është pika e saj e fortë. Klishetë nga ana tjetër janë – ‘në ditë të mira e në ditë të këqija’ tha ajo, në fjalimin e saj të shpejtë rreth mbretëreshës në Downing Street. Dukej sikur mund të ishte duke lexuar një listë pazari.

Foto e Liz Truss gjatë vizitës në Kremlin via Maxim Shemetov/Reuters

Por jo të gjithë kryeministrat janë edhe performues të mirë. Të folurit pak e saktë është një virtyt në vetvete dhe minimalizmi mund të jetë ‘arma sekrete’ e Truss.

Pas Johnsonit, ajo ka mundësinë të shfrytëzojë pikën e saj më të dobët duke e kthyer atë në forcë. Aftësia e vërtetë e Truss është se ajo mund të ç‘tensionojë çdo krizë; ta zhveshë atë nga notat urgjente dhe ta bëjë atë të duket totalisht e mërzitshme.

Dhe lajmi më i mirë është se pas një jete politike të shpenzuar duke i modifikuar pikëpamjet e saj sipas kohërave, Truss nuk i sjell detyrës së saj të re ndonjë sens të fortë parimor. Asaj i duheshin vetëm 24 orë ditën e hënë, që të harronte të gjithë premtimet e saj elektorale përfshi pjesën kur ajo tha se nuk do të ofronte asnjë paketë ndihme për krizën. Tashmë ajo sapo ka premtuar paketën më të madhe në histori me mbi £150 miliardë paund për të subvencionuar tarifat e energjisë elektrike.

Mbi të gjitha, ajo refuzon të taksojë po të njëjtat kompani energjetike – përfitimet e të cilave arritën mbi £170 miliardë paund si pasojë e rritjes së çmimeve për qytetarët e thjeshtë pas sanksioneve kundër Rusisë. Truss tha se në vend të kësaj ajo thjesht do t’ia marrë borxh këto para taksapaguesve të ardhshëm.

Ajo i kundërshton këto taksa mbi fitimet e papritura pasi sipas saj, ato “frenojnë investimet”. Ky është një gjykim tejet i cekët. Duke marrë parasysh kërkesën në rritje për energji, këto kompani tashmë kanë stimuj edhe më të mëdhenj për të investuar.

Truss mund të kundërshtojë taksat dhe shpenzimet, por çfarë është kaq e virtytshme rreth huamarrjes? Sidomos në një kohë kur Franca, Gjermania dhe shumica e BE-së po ndërmarrin hapa të drejtpërdrejta, duke përfshirë taksat mbi fitimet e papritura, për të thyer kapitalin që furnizuesit e energjisë kanë mbi konsumatorët e thjeshtë. Truss duket se ka ngecur në një bunker. Por, është e vështirë të besohet se ajo mund të qëndrojë aty për një kohë të gjatë.

Pyetja tani është se cilat klishe të tjera të fushatës së saj mund t’i dorëzohen pragmatizmit të Truss. A do të ulë ajo vërtetë taksat e korporatave dhe ato personale këtë vit? A do të hapë ajo vërtetë një luftë tregtare me BE-në për Irlandën e Veriut, vetëm për të fituar disa unionistë në Stormont? A do t’i rrisë me të vërtetë ajo shpenzimet ushtarake në 3% të PBB-së, që mund të kushtojë më shumë se çdo subvencion aktual i energjisë, i vendosur nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara në £157 miliardë paund gjatë 8 viteve të fundit? A do të shpenzojë vërtetë ajo £100 miliardë paund për hekurudhën tashmë të vjetruar HS2?

Politikanët e opozitës nuk ngurrojnë kurrë të bëjnë premtime që shpresojnë se do të harrohen, por Truss nuk ishte në opozitë. Ajo ishte anëtare e një qeverie që e shpenzoi kohën në pushtet me punë minimale si pasojë e karantinës dhe pandemisë – përfshi kjo bërjen e shpenzimeve groteske.

Ajo tani planifikon të shpenzojë po aq sa qeveria e mëparshme shpenzoi për pandeminë për të justifikuar përfitimet e padrejta të korporatave. Ndërkohë, ajo është e përballur me 25,000 emigrantë që ende kalojnë Kanalin në mënyrë të paligjshme çdo vit. Ajo ka 60,000 çështje gjyqësore të mbetura pezull dhe të vonuara. Ajo ka 6.8 milionë njerëz që presin për trajtim spitalor, dhe një sistem shëndetësor që është kthyer në një burim talljeje për komunitetin europian.

Truss duhet të përdorë pauzën në luftën politike për t’i vendosur pikat mbi i. Detyra e saj më imediate është sigurisht lufta ekonomike kundër Rusisë, të cilën ajo qartazi nuk po e fiton. A nuk e mendoi ndonjë ministri e mbrojtjes në Perëndim se çfarë do të bënte Rusia nëse perëndimi do të përpiqej të dëmtonte tregtinë e saj? Siç duket, sanksionet e kanë forcuar edhe më tej paranojën dhe vendosmërinë e Putinit.

Ish-oligarku mendjemprehtë dhe kritiku i Putinit, Mikhail Khodorkovsky, sapo tha para një auditori të Inteligjencës në Londër ditën e enjte, se nëse perëndimi do të kishte shpenzuar për armë drejt Ukrainës, një përqindje të vogël të asaj që po shpenzon për subvencione energjetike, lufta tashmë mund të kishte përfunduar.

Kur paqja të vijë, siç do të ndodhë një ditë, çmimet e energjisë do të bien, të ardhurat e Putinit do të ulen, dhe kriza e kostos së jetesës në Europë mund – më në fund – të përmirësohet.

Ndërkohë, ama, Britania nuk ka asnjë justifikim për t’i lënë kompanitë e mëdha të energjisë të përfitojnë në kurriz të klientëve të saj. Taksimi i tyre do të ishte kthesa më popullore që Truss mund të bënte në këtë moment./The Guardian 

Simon Jenkins është një kolumnist i The Guardian

LEXONI GJITHASHTU: 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

Fitorja e Melonit, senatori italian flet ekskluzivisht në ‘Now’

Liderja e Partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshme. Ajo pritet të jetë kryeministrja e parë femër e Italisë,...

Bushati sulmon Yuri Kim: Hipokrite, po bën diversion brenda opozitës

Analisti Andi Bushati thotë se sjellja aktuale e ambasadores amerikane Yuri Kim karshi ish-presidentit Ilir Meta tregon hipokrizi. Në emisionin Now, në Euronews Albania Bushati...

Bushati: Kim ngazëllehet sot pas Metës, dje s’e linte të përdorte flamurin amerikan

Analisti Andi Bushati u tregua kritik ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim pas takimit që kjo e fundit zhvilloi me Ilir Metën si kryetar i...

TË FUNDIT

Fitorja e Melonit, senatori italian flet ekskluzivisht në ‘Now’

Liderja e Partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshme. Ajo pritet të jetë kryeministrja e parë femër e Italisë,...

Bushati sulmon Yuri Kim: Hipokrite, po bën diversion brenda opozitës

Analisti Andi Bushati thotë se sjellja aktuale e ambasadores amerikane Yuri Kim karshi ish-presidentit Ilir Meta tregon hipokrizi. Në emisionin Now, në Euronews Albania Bushati...

Bushati: Kim ngazëllehet sot pas Metës, dje s’e linte të përdorte flamurin amerikan

Analisti Andi Bushati u tregua kritik ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim pas takimit që kjo e fundit zhvilloi me Ilir Metën si kryetar i...

Refuzon të shkojë në luftë, burri rus i vë flakën vetes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Ryazan në Moskë. Sipas mediave të huaja, një burrë me origjinë ruse i ka vënë flakën vetes...

Vllaznia humbet në Vlorë, ndeshja vuloset 2 -1 që në pjesën e parë

Flamurtari ka surprizuar në Vlorë teksa në ndeshjen e parë të 116 të finales së Kupës së Shqipërisë mposht 2 me 1 Vllazninë e...


Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?