English

Efektet “pozitive” të COVID-19 | Në Tiranë vetëm 7 vepra penale në një javë, 5 herë më pak krime

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kufizimi i orareve të qarkullimit dhe izolimi i qytetarëve ka bërë që në Shqipëri të ulet dhe numri i krimeve. Sipas të dhënave, në javën që lamë pas, në Tiranë, që është dhe qyteti me më shumë veprimtari kriminale në vend, janë regjistruar në total vetëm 7 vepra penale. Në një javë normale, sipas raportit statistikor të Ministrisë të Drejtësisë, në Tiranë, ndodhin rreth 40 krime.

- Advertisement -

Këtë javë në Tiranë, 2 persona janë arrestuar për dhunë në familje, 1 person është arrestuar për armëmbajtje pa leje, 2 persona të tjerë janë arrestuar për trafikim lëndësh narkotike, ndërsa 1 person tjetër është arrestuar për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë.

Teksa numri i arrestimeve është ulur, nuk mund të thuhet e njejta gjë për masat administrative dhe ato administrative plotësuese, teksa vetëm në 24 orët që lamë pas, në rang vendi janë gjobitur 85 këmbësorë për lëvizje në orarin e kufizimit, 109 drejtues mjetesh u është hequr patenta dhe 15 administratorë biznesesh janë gjobitur me 100.000 lekë secili, pasi lokalet e tyre u konstatuan të hapura.

Kufizimi i lëvizjeve dhe qarkullimit, që prej 15 marsit, kur dhe hyri në fuqi akti normativ nr.3, ia ka bërë punën më të lehtë policisë, ndërsa ka ulur dhe përqëndrimin e qytetarëve te aktivitetet kriminale.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?