E nisi si i përkohshëm, por me sa duket do qëndrojë më shumë nga sa ishte parashikuar.
Emanuel Egbo do të jetë trajner i Tiranës deri në fundin e sezonit. Lajmin e konfirmoi vetë klubi bardheblu në një njoftim zyrtar.
Egbo arriti të thyente mallkimin në derbit, duke e bërë Tiranën të fitonte pas 5 vitesh.
Kjo sigurisht që i dha një dorë të rëndësishme skuadrës, e cila arriti të kapërcente me sukses periudhën e vështirë që kishin nën drejtimin e Julian Ahmatajt. Nën drejtimin e tij, Tirana u duk se rilindi pasi në tri ndeshje mori tri fitore dhe u fut sërish në garë për titullin kampion
Me sa duket Egbo po e bën skuadrën të funksionojë, por është akoma herët për të folur, pasi duhet parë së si do të sillet skuadra në ndeshjet e radhës.
Egbo prej 6 vitesh është pjesëtar i stafit të Tiranës, ndërkohë që në të shkuarën ka qenë pjesë e bardhebluve edhe si futbollist.