English

Egjipti: Do të rinisin bisedimet për armëpushim në Gazë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bisedimet për armëpushim në Gazë pritet të rinisin të dielën në Kajro, kanë thënë dy burime të fushës së sigurisë në Egjipt, ndonëse një medium izraelit ka raportuar se Izraeli nuk do të dërgojë delegacionin e vet derisa të mos e ketë listën e plotë të pengjeve izraelite që janë ende gjallë.

- Advertisement -

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se shpreson që armëpushimi do të nisë së zbatuari para nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit për myslimanët, më 10 mars.

Ende nuk është bërë ndonjë koment prej Izraelit apo grupit militant Hamas, që kanë negociuar në të kaluarën përmes ndërmjetësuesve, përfshirë Egjiptin dhe Katarin.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, shkruan REL.

Presioni ndërkombëtar është rritur, pasi mbi 30.000 palestinezë janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, prej nisjes së ofensivës izraelite në Gazë.

Kombet e Bashkuara paralajmërojnë që një çerek i popullsisë është një hap larg urisë.

I zotuar për ta shkatërruar Hamasin, Izraeli e ka nisur ofensivën në Gazë, pas sulmeve të Hamasit në tokën e tij, më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

Burimet prej Egjiptit kanë thënë se delegacionet e Izraelit dhe Hamasit pritet të arrijnë të dielën në Kajro.

Sipas tyre, një incident i së enjtes në Gazë, në të cilin më shumë se 100 palestinezë janë vrarë sa kanë qenë duke pritur për të marrë ndihma, nuk i ka ngadalësuar bisedimet, mirëpo i ka shtyrë negociatorët që të arrijnë më shpejt rezultat.

Disa burime brenda ushtrisë izraelite e kanë pranuar se kanë shtënë me armë zjarri drejt palestinezëve që kanë pritur për ndihma, pasi turmën e kanë parë si “rrezik”.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×