English

Ekipet e kërkim shpëtimit të Ankarasë dhe Stambollit nisen për në Elazig

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas tërmetit me magnitudë 6.5 të shkallës Rihter, janë nisur drejt Elazigut, skuadrat e shpëtim kërkimit për t’i ardhur në ndihmë të personave që kanë mbetur ende nën rrënoja.  

- Advertisement -

Skuadrat e kërkimit të zyrës së Menaxhimit të Fatkeqësive si dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme (AFAD) kanë shkuar në Elazig dhe kanë nisur kërkimet në ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti.  

Në deklaratën e bërë nga AFAD është mësuar se “ka ndërtesa të shkatërruara në qytetin Miniera dhe Sivrice” dhe se skuadrat e kërkim shpëtimit “po vazhdojnë në kërkimet në Elazig dhe krahinat fqinje”.

Ndër të tjera në deklaratën e AFAD thuhej se në terren kanë vajtur “418 skuadra kërkimi shpëtimi, 1689 tenda, 1656 shtretër dhe 9.200 batanije” shkruhej në deklaratë.

Kryetari Bashkisë së Ankarasë Mansur Yavaş  në faqen e tij zyrtare Twitter tha se “kanë nisur të gjitha përforcimet duke përfshirë dhe 3 qen të skuadrës së kërkimive K9”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?