English

Ekipi izraelit i Eurovizion akuzon garuesit e tjerë për “urrejtje të paprecedentë”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Delegacioni izraelit në Eurovizionin e këtij viti u përball me një “shfaqje të paprecedentë të urrejtjes” nga garuesit nga vendet e tjera, sipas shërbimit publik lokal.

- Advertisement -

Eurovizioni, finalja e të cilit u mbajt më 11 maj, u la në hije nga protestat e ashpra për pjesëmarrjen e përfaqësuesit izraelit Eden Golan, i cili, sipas shumë njerëzve, duhej të ishte ndaluar të merrte pjesë, për shkak të luftës aktuale në Gaza.

Në një deklaratë zyrtare për BBC, përfaqësuesi i shërbimit publik “Khan” akuzoi vendet e tjera për “sjellje anti-izraelite”.

“Këtë vit, delegacioni izraelit u përball me një presion të madh dhe një shfaqje të paprecedentë të urrejtjes, veçanërisht nga delegacionet dhe interpretuesit e tjerë, publikisht dhe kolektivisht, vetëm për faktin e thjeshtë se ne jemi nga Izraeli dhe se jemi të pranishëm”, thuhet në deklaratë.

Gjatë gjithë kësaj delegacioni ynë u soll me dinjitet dhe respekt ndaj artistëve dhe delegacioneve të tjera, duke u përpjekur për të nxitur unitetin përmes muzikës dhe respektimit të rregullave të konkursit, ndryshe nga disa delegacione të tjera”, pohojnë ata nga “Can”.

Organizatorët e konkursit njoftuan pas finales se disa delegacione “nuk respektuan frymën e rregullave” të eventit, por nuk përmendën asnjë emër.

Disa protesta pro-palestineze me mijëra pjesëmarrës u mbajtën në Malmö gjatë Festivalit të Këngës në Eurovizion dhe në disa raste pati përplasje me policinë. Megjithatë, rebelimi për shkak të pjesëmarrjes së vendit që aktualisht po bën luftë kundër Hamasit, nuk u ndal në rrugë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?