English

Ekonomia do të ulet, Banka e Shqipërisë: Efektet e tërmetit do të ndikojnë negativisht

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ekonomia pritet të ulet me 0.3-0.6 pikë përqindje gjatë këtij viti për shkak të tërmetit, sipas raportit të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Rritja e përgjithshme ekonomike do të jetë në nivele krahasuese me vitin 2019, ku tre muajt e fundit pësoi rënie.

- Advertisement -

“Dëmtimi i ambienteve të biznesit, rritja e pasigurisë, dhe ri-orientimi i shpenzimeve drejt riparimit të dëmeve, pritet të materializohen në ngadalësim të prodhimit në disa sektorë, përfshirë këtu edhe sektorin e turizmit”- theksoi kreu i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko.

Pasiguria mund t’i stepë qytetarët dhe bizneset, sidomos banorët e Durrësit, për të kryer investime. Raporti shkruan se do ketë efekte negative në tregun valutor dhe në rritjen e normave të interesit, për shkak të rritjes së borxhit prej Eurobondit që shteti ynë planifikon të marrë.

“Këto parashikime kanë një dozë të shtuar pasigurie, e cila lidhet në masën më të madhe me pamundësinë e parashikimi të saktë të ndikimit të tërmetit në rritjen ekonomike të vendit.”, Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Dy rreziqet kryesore të përmendura janë rritja ekonomike në Eurozonë dhe vonesat në projektet e rindërtimit. 

Gjithsesi, Banka e Shqipërisë parashikon se ritmi i ngadaltë i rritjes do të jetë i përkohshëm. Rindërtimi pritet ta stimulojë nga viti 2021 e më vonë, pasi do të hapen vende të reja pune, bizneset dhe turizmi në zonat e dëmtuara do t’i rikthehen normalitet, si dhe do të gjenerohet kapital i ri çka do të rrisë produktivitetin.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?