English

Ekskluzive/ Dule reagon për zgjedhjen e Belerit eurodeputet: Mësim për autokratët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Fredi Beleri, aktualisht është i treti më i votuari nga Demokracia e Re, në zgjedhjet europarlamentare në Greqi, ku duket se do të sigurojë njëvend në Parlamentin Europian, pasi partia e kryeministrit grek do të përfaqësohet aty me 7 deputetë.

- Advertisement -

Në qytetin e Himarës ka shpërthyer festa për zgjedhjen e Belerit në institucionin më të rëndësishëm të BE-së.

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, nga Himara, teksa mbështetësit po brohorisnin të entuziasmuar, Dule tha se sot është një ditë feste për të gjithë Himarën.

Kreu Omonias, e cilësoi fitoren e Belerit si një mësim për autokratët, duke iu referuar kryeministrit Rama.

“Është një mësim për të gjithë autokratët, siç është rasti i zotit Rama. Demokracia nuk njeh qorsokaqe, betejat për demokracinë të çojnë rezultatin e dëshiruar. Në vendin tonë nuk funksionon shteti i së drejtës me standard evropiane. Nuk kemi demokraci funksionale, nuk kemi standarde zgjedhjesh. Kemi një kryeministër që përdor gjuhë urrejtje dhe mbjell përçarje, këto nuk janë fenomene që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian ku duam dhe ne të jemi anëtarë”, tha Dule.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?