English

Ekskluzive/Euronews Albania zbardh opinionin paraprak të Komisionit të Venecias, nuk ka bazë për shkarkim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni i Venecias nuk mendon se Presidenti ka shkelur kushtetutën dhe se procesi për shkarkimin e tij nuk është i drejtë.

- Advertisement -

Në opinionin paraprak të siguruar nga Euronews Albania, pasi analizon gjithë veprimet e Presidentin në lidhje me emërimin e anëtarëve të gjykatës kushtetuese, Komisioni i Venecias thotë në artikullin 104 të tij se veprimet e Presidentit janë përgjithësisht të përshtatura me një interpretim të arsyeshëm të kushtetutës.

Po ashtu, veprimet e presidentit në krahasim me mënyrën e punës së KED, janë të arsyeshme dhe për këtë nuk ka bazë për shkarkim.

Në lidhje me radhën e emërimeve të anëtarëve të gjykatës kushtetuese, Komisioni i Venecias shprehet në artikullin 100 se vendimi i presidentit për të pritur radhën e Kuvendit për të zgjedhur anëtarin e gjykatës kushtetuese ishte i arsyeshëm, pra bllokimi i afatit 30 ditor ishte i vlefshëm. Megjithatë Komisioni i Venecias nuk hedh poshtë as interpretimin e Kuvendit, sipas të cilit, palët zgjedhin vakancat e tyre pavarësisht kohës dhe radhës por për vetë Komisionin e Venecias do të zgjidhte versionin e zgjedhur nga Ilir Meta

Për Komisionin e venecias në artikullin 70, mënyra se si veproi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ishte e dyshimtë pasi i dërgoi listat me kandidatë Kuvendit 6 ditë pasi ia dërgoi Presidentit. Po ashtu edhe dërgimi i 4 listave me 6 kandidatë në total krijoi një situatë në të cilën të gjitha emërimet përveç atij të zotit Besnik Muçi mund të jenë anti-kushtetuese.

Në artikullin 113 të opinionit të saj, Komisioni i Venecias sqaron se nëse do të duhet një mekanizëm zhbllokues për të emëruar anëtarin e Gjykatës Kushtetuese nëse Presidenti nuk e zgjedh brenda 30 ditëve, atëherë kjo duhet ngritur në nivel kushtetues dhe jo në ligj siç është tani.

Përsa i përket betimit, për të cilin mazhoranca votoi ligjin ku e kufizonte atë në 10 ditë për Presidentin e republikës, Komisioni i Venecias në artikullin 114 të tij sugjeron që ky ligj të braktiset.

Ligji i miratuar por që ende nuk ka hyrë në fuqi për ta dërguar betimin me shkrim tek presidenti në rast se Presidenti refuzon të pranojë betimin, duhet të braktiset sepse duket të jetë antikushtetues

Po ashtu Komisioni i Venecias sugjeron që kjo krizë të zgjidhet me dialog politik në kushtet kur në vend mungon Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta përpara mediave u shpreh se kjo çështje nuk është e Venecias pasi vetë kjo e fundit e ka shkruar Kushtetutën e Shqipërisë.

“Kjo ka qenë dhe mbetet që prej 115 ditësh si çështje e drejtësisë, e hetimit që të bëjë veprimet e duhura, që askush në Shqipëri të mos dalë mbi Kushtetutën edhe mbi ligjin. Nuk e komentoj për arsye se mbi dokument ka pasur një konfidencialitet, por unë ua kam thënë që më përpara që Kushtetutën tonë, sidomos për Gjykatën Kushtetuese e ka shkruar vetë Venecia”, theksoi Presidenti.

 KOMISIONI I VENECIAS 19 copy

  

KOMISIONI I VENECIAS 20 copy copy

KOMISIONI I VENECIAS 21 copy

KOMISIONI I VENECIAS 22 copy

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?