English

Ekspertë dhe pajisje nga Kina, në ndihmë të Italisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ekip mjekësh kinezë ka mbërritur këtë të enjte në Itali, për të ofruar ndihmë me përvojën që krijuan në Kinë me coronavirusin, tashmë që Italia është duke zbuluar edhe më shumë raste.

- Advertisement -

Ekipi i nëntë mjekëve ekspertë është shoqëruar nga nëntë ngarkesa me pajisje të ndryshme, përfshi ventilatorë dhe maska mbrojtëse.

Mes mjekëve ka specialistë për trajtimin intensiv të pacientëve, pediatër dhe infermiere që kanë ndihmuar në Kinë me menaxhimin e krizës.

Zyrtarët italianë thonë se presin me padurim të mësojnë nga përvoja e ekipit kinez, sidomos për sa i përket të dhënave klinike dhe ilaçeve eksperimentale.

Presidenti kinez, Xi Jingping, tha në OKB se vendi i tij do të vazhdojë kërkimet mbi ilaçe dhe vaksinat e mundshme, si dhe të ofrojë sa më shumë ndihmë ndaj vendeve të tjera.

Ndryshohen rolet, tani Kina ruhet nga vendet e tjera

Kina dhe vende të tjera aziatike kanë nisur të ndalojnë të huajt e t’i fusin në karantinë, që të mos lejojnë rikthimin e virusit në zonat ku e kanë luftuar.

Përhapja duket se ka nisur të stabilizohet në pjesën më të madhe të Azisë, përfshi Kinën, prej ku buruan rastet e para, Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Këto tre vende kanë marrë masa kontrolli në kufi që ngjasojnë me ndalimin e udhëtimeve që kishte  vendosur Kina në ditët e para të përhapjes së virusit.

Kina, ndërkohë, është duke dhuruar pajisje për Italinë, Iranin, Korenë e Jugut dhe vende të tjera të prekura.

Europa bëhet gati për betejën me COVID-19

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Gjermania nuk duhet të mbyllë shkollat, por duhen anuluar takime në vende publike.

Spanja ka njoftuar mbyllje të plotë  në katër provinca të Katalunjës.

Në Britaninë e Madhe, kryeministri Boris Xhonson u ka bërë thirrje atyre që kanë kollë që të rrinë në shtëpi për shtatë ditë, por tha se është ende herët që të mbyllen shkollat në Britani, pasi janë katër javë pas Italisë.

Britania ka rreth 500 raste të konfirmuara, por numri i saktë mund të jetë midis 5000 dhe 10 mijë personash.

“Është kriza më e rëndë shëndetësore për një brez të tërë,” tha Xhonson, duke shtuar se shifra e vërtetë e rasteve është më e lartë se ato që janë konfirmuar.

  • Ndërkohë, edhe India ka raportuar vdekjen e parë, teksa numëron 73 të prekur.
  • Kryeministri i Izraelit ka propozuar një qeveri teknike për të ndaluar përhapjen e coronavirusit.
  • Macron urdhëroi këtë të enjte që të mbyllen shkollat dhe universitetet në të gjithë Francën, si dhe u kërkoi personave mbi 70 vjeç që të mos dalin nga shtëpia.
  • Vatikani urdhëroi mbylljen e të gjitha kishave katolike në Romë, teksa numri i të vdekurve në Itali ka arritur 1016, dhe i të prekurve 15.113.
  • Irlanda, Turqia dhe Norvegjia kanë nisur të marrin masa të pjesshme, duke mbyllur shkollat dhe mjediset publike.
  • Sophie Trudeau, gruaja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, rezultoi pozitive me coronavirus.
  • Tregjet kanë pësuar rënien më të ashpër ndër vite.
  • Polonia dhe Austria kanë njoftuar vdekjet e para.
  • Komisioni Europian ka urdhëruar që punonjësit që munden të rrinë në shtëpi, të mos dalin për disa ditë.
  • Irani ka humbur edhe 75 jetë të tjera dhe i ka kërkuar FMN-së një hua të madhe.
  • Trump ka ndaluar udhëtimet në zonën Shengen për 30 ditë
  • Juventusi-Lion e shtynë ndeshjen pasi Rugani rezultoi pozitiv me coronavirus
  • BE qortoi masën e Trump për të ndaluar udhëtimet me zonën Shengen

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?