Shkencëtarë nga e gjithë bota po takohen në Gjenevë për të diskutuar mbi mënyrat e luftimit të virusit Korona.
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë deklaroi se ka ende shanse për ta frenuar virusin nëse përdoren burimet e duhura për ta luftuar.
Sinkron “Një virus mund të ketë pasoja më të fuqishme se një sulm terrorist. Kjo është e vërteta. Dhe nëse bota nuk dëshiron të zgjohet dhe ta konsiderojë këtë virusi armikun publik numër 1, atëherë besoj se nuk do të mësojmë nga mësimet e mëparshme”, thotë Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH.
Virusi është quajtur zyrtarisht COVID-19, një emër që nuk stigmatizon popujt apo vendet.
“Na duhet të gjejmë një emër që nuk i referohet një lokaliteti gjeografik, një kafshe apo një individi ose grupi njerëzish dhe që është gjithashtu i shqiptueshëm dhe i lidhur me sëmundjen”, shtoi drejtor i përgjithshëm i OBSH.
Ndërkohë, biznesmeni në qendër të përhapjes së virusit në Britani ka falënderuar specialistët për trajtimin e tij.
Steve Walsh shkaktoi një mori infeksionesh në Britani, Francë dhe Majokra pasi u infektua vetë në Singapor.
Ai bëri gjithçka në mënyrën e duhur, duke informuar mjekët britanikë pasi e dinte se kishte qenë në kontakt me një rast të konfirmuar.
“Më sugjeruan të qëndroj në një dhomë të izoluar në spital, edhe pse nuk tregoja simptoma dhe më pas i vetizoluar në shtëpi. Kur diagnoza u konfirmua më dërguan në një njësi izolimi në spital, ku jam dhe aktualisht dhe për kujdes familjes sime i është kërkuar të bëjë të njëjtën gjë”, tha Steve Walsh.
Me Kinën në vijën e parë në përballjen me COVID-19, diaspora kineze në mbarë botën po tregon solidaritet duke dhuruar para për vendin. Furnizime mjekësore dhe kostume mbrojtëse po dërgohen nga kinezët që jetojnë në mërgim, edhe nga vende si Spanja e Tanzania.