Eksperti i sigurisë: Shtetasja ruse, spiune e Moskës në Ballkanin Perëndimor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se shtetasja ruse, Daria Asmalova është e përfshirë në një rrjet më të gjërë spiunazhi, që përfshin të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Shala u shpreh se vendimi për ta shpallur Asmalovan të padëshirueshëm në Kosovë, është bazuar edhe në informacionet e marra në bashkëpunim si organe me CIA-n, por edhe shtete të ndryshme.

“Vendimi bazohet në faktin se ky person ka lidhje të ngushta me strukturat inkriminuese dhe inteligjente të shtetit të Rusisë dhe operon si spiune e saj në territorin e Ballkanit Perëndimor, por ka pasur mision të caktuar qoftë në Siri, qoftë në Ukrainë.

- Advertisement -

Bazuar në atë që ministri i Punëve të Brendshme ka marrë një vendim që personi në fjalë t’i ndalohej hyrja në Kosovë për pesë vitet e ardhshme, kjo jep bazën që ministri ka kontaktuar me vende të tjera të sigurisë, të cilat kanë synim mbledhjen e informacioneve në arenën ndërkombëtare. Ka mundur t’i marrë këto informacione përmes organeve të Republikës së Kosovës që ka bashkëpunim me CIA-n ose me organe të tjera që e kanë pasur nën hetim këtë person”, theksoi ai.

Kosova ka shpallur person të padëshirueshëm shtetasen ruse, Daria Asmalovan për të cilën shumë shtete kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake të Rusisë.

Lajmi është bërë i ditur këtë të dielë nga ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla. Ai nënvizoi se Asmalovas i është ndaluar për 5 vite hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.

Një ditë më parë, shtetasja ruse është ndaluar në pikën kufitare në veri të Kosovës dhe më pas është arrestuar nga policia.

Ndalimi i saj, u bë në të njëjtën ditë pasi njësia për mbikëqyrjen e kufirit në Zubin Potok është sulmuar 10 herë me armë zjarri teksa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

SHBA: Ekstremistëve izraelitë në Bregun Perëndimor do t’iu ndalohet hyrja në Amerikë

Departamenti amerikan i Shtetit ka marrë një vendim të rrallë ndëshkimor ndaj Izraelit, pasi tha të martën se do t’ua ndalojë hyrjen në Amerikë...

“Ne nuk jemi fallxhorë”- Çoçoli: Ja pse shqiptarët nuk humbasin nga rënia e euros

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, është shprehur se shqiptarët nuk kanë humbje nga rënia e euros, sepse kryesisht i kanë të ardhurat në lek. Komentet...

Vëllai i Liridona Ademaj ndan mesazhin: Fushata jonë për drejtësi fillon tani

Vëllai i Liridona Ademaj ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, lidhur me protestën e mbajtur këtë të martë për të ndjerën. Vrasja...

TË FUNDIT

“Rënia e euros nuk është e stisur”- Shkodra: Si po përfiton qeveria nga ky fenomen

Kreu i shoqatës së prodhuesve, Arben Shkodra, është shprehur se rënia e euros nuk është një fenomen i prodhuar artificialisht nga ana e qeverisë. Komentet...

Arrestohet Ljupço Pallço, akuzohet për vrasjen e 14-vjeçares dhe të moshuarit në RMV

Është arrestuar Ljupço Palevski-Pallço, i cili dyshohet për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Vanja Gjorçevskës 14-vjeçare dhe Pançe Zhezovskit 74-vjeçar. Duke falënderuar shtetin turk për bashkëpunimin,...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×