English

Eksperti: Ilaçet në Shqipëri nuk testohen, s’kemi kapacitete

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria nuk ka kapacitete njerëzore dhe instrumenta për të testuar medikamentet që qarkullojnë në treg. Alarmin e ngre eksperti i farmaceutikës, Ilir Pecnika, i cili thotë se vendi ynë kontrollon vetëm dokumentacionin që kompanitë farmaceutike dorëzojnë.

- Advertisement -

Asnjë prej ilaçeve që gjenden në tregun shqiptar nuk i nënshtrohet testimit përpara se të hidhet në treg. Në bazë të ligjit për barnat dhe shërbimin farmaceutik, Qendra Kombëtare e Barnave bën regjistrimin e barit vetëm kur plotësohen kriteret e efektshmërisë dhe të sigurisë, në përputhje me qëllimin e përdorimit. Por kjo efektshmëri matet vetëm në bazë të dokumentacionit që vetë kompanitë dorëzojnë.

“Ne të gjithë jemi koshientë që në Shqipëri instituti i kontrrollit të barnave nuk funksionon në lëmin e kontrrollit të barit. Ka një funksion të përciptë në kontrrollin e domunetacionit të regjistrimit të barit ndërsa sa i takon kontrrollit faktik ne jemi të gjithë koshientë që ne nuk i kemi as kapacitete profesionale as ato instumentale. Kjo është diferenca makro sa i përket Shqipërisë dhe vendet e rajonit”, theksoi Ilir Pecnikaj.

E nëse do të hedhim sytë në shtetin fqinj, praktika e kontrrollit të barit është një problem i zgjidhur ndër vite.

“Maqedonia është shumë më përpara se sa ne. Në shumë aspekte, ka 25 vjet që ka institutin e saj dhe farmakopenë e miratuar nga parlamenti, ka një institute të bën kontrrollin e plotë të gjithë gamës faramaceutike dhe kjo nuk është e pakët”, u shpreh ai.

Qendra Kombëtare e Barnave në bazë të ligjit pranon për regjistrim barnat nga prodhues vendas, barnat e regjistruara dhe që qarkullojnë në një nga vendet e Bashkimit Evropian, SHBA, Kanada, Japoni, Australi, si dhe në shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfshira në marrëveshjet e ratifikuara për tregtinë e lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×