Eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi e përjashton mundësinë se dy shtetasit rusë dhe ai ukrainas që u përfshinë në incidentin në uzinën ushtarake në Gramsh, janë blogerë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Muzhai u shpreh se një bloger nuk është armiqësor me ushtarët dhe aq më pak t’i sulmojë ata.
“Me kaq sa kemi arritur të shikojmë deri tani, unë do ta përjashtoja në një masë shumë të madhe që të jenë blogera. Nuk kam dijeni për blogera që janë agresivë dhe sulmojnë forcat ushatarake apo forcat e ruajtjes së rendit në vendet që ato dëshirojnë të fotografojnë apo ekspezojnë. Zakonisht merren leje apo gjenden mënyra që mos të biesh në sy. Për momentin, unë do e kisha përjashtuar faktin që këta janë blogera. Nuk përputhen deklaratat me aq sa kemi dëgjuar deri tani”, theksoi ai.
Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.
Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.
LEXONI GJITHASHTU
- 3 javë më parë u futën në Shqipëri të dyshuarit për spiunazh (Detajet)
- Ekskluzive | Pamje nga makina që përdorën rusët për të hyrë në uzinën në Gramsh
- Blogerë apo spiunë? Çfarë fotografuan rusët në Shqipëri