English

Eksperti tregon mekanizmat se si ekonomia shqiptare bëhet me konkurruese

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Tiranë u mbajt forumi ekonomik i cili synon të bëjë Shqipërinë më tërheqëse në sytë e investitorëve. Megjithë përparimin ekonomik të Shqipërisë, sipas panelistëve vendi përballet me sfida dhe pengesa të rëndësishme për rritjen ekonomike në vazhdim.

- Advertisement -

Një nga sesionet e Forumit Ekonomik të Tiranës, i cili zhvilloi edicionin e tij të dytë dje, iu kushtua përmirësimit të konkurrueshmerisë së produkteve dhe shërbimeve shqiptare, për një ekonomi të udhëhequr nga eksportet.

Panelistët theksuan se megjithë transformimin ekonomik të Shqipërisë gjatë viteve të fundit, vendi ende përballet me sfida dhe pengesa të rëndësishme për rritjen e tij. 

Ndërveprimi (konektiviteti) i zvogëluar i rajonit, institucionet me performancë të ulët, ofrimi i dobët i shërbimeve publike dhe mungesa e qasjes në tregjet globale po ndikojnë fort konkurrencën e Shqipërisë.

Që nga data 1 janar 2014, pra plot 6 vjet, Shqipëria e rriti me 50 për qind tatimin mbi fitimin, në 15% të xhiros. Së bashku me Serbinë, në rajon kemi barrën më të madhe të taksave.

Kjo nuk ndihmon konkurrueshmërinë tonë. Panelistët vendas dhe të huaj diskutuan se si mund të krijojë Shqipëria kushte që sigurojnë një rritje të përshpejtuar dhe të qëndrueshme ekonomike. Model i rritjes i drejtuar nga eksportet u vlerësua si i domosdoshëm për të shfrytëzuar avantazhet tona krahasuese.

Drejtori i “Deloitte” për Shqipërinë dhe Kosovën, z. Maksim Caslli, i ftuar në studion e emisionit “Good Morning Albanians” është shprehur se tkurrja e eksporteve nuk është gjë e mirë për ekonominë e vendit.

Sipas tij, zhvillimi i ekonomisë duhet  të bëhet përmes koordinimit dhe planeve afatgjata. Ai tha se është koha që bizneset shqiptare të bashkohen dhe ta bëjnë ekonominë shqiptare sa më konkurruese.

“Ne duhet të shikojmë se çfarë  ne do të eksportojmë ose si ne do të konkurrojmë në këtë ekonomi globale, sepse sot ekonomia është globale. Ne nuk e kemi këtë vizion, sepse deri tani ne mendojmë se jemi zhvilluar më shumë nga inciativa e individëve dhe jo iniciativave të koordinuara, dhe këtu është roli I shtetit.

Bizneset shqiptare duhet të bashkohen së bashku se sit ë bashkohen sesa të mundohen që të gjejnë rrugën secili vet siç ka ndodhur në këto 30 vite. Ne nuk mund të konkurrojmë çdo industri , por mund të konkurrojmë me një, dy ose tre dhe ne duhet të jemi sa më të sinkronizuar si me sektorin publik ashtu edhe me atë privat.

Në zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme duhet te caktohen prioritete dhe kur thua ato prioritete, ato dihet të mbështeten me para, me buxhet, me koncepte”- tha z.Maksim Caslli.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?