Ekspertja e ekonomisë krahason bordin e çmimeve me metodat në komunizëm
Bordi i çmimit të ushqimeve i krijuar nga qeveria nuk është efikas, sipas ekspertes së ekonomisë Zana Guxholli.
E ftuar në emisionin Mirëmëngjes në Euronews Albania, Guxholli e krahasoi këtë “zgjidhje” të qeverisë me mënyrën se si funksiononte gjatë komunizmit, në sistemin e ekonomisë së centralizuar.
“Ne që kemi jetuar në sistemin e ekonomisë së centralizuar gjatë komunizmit na kujton një komision të lartë të shtetit i cili caktonte gjithçka, sa do ishte kostoja e prodhimit, çmimi, fitimi. Ajo kohë perëndoi pikërisht sepse dështoi”, u shpreh Guxholli.
Guxholli tha se buxheti i Shqipërisë është i vogël dhe nuk mund të krahasohemi me vendet e Evropës, por edhe në raport me rajonin, “paketat e ndihmës janë më të voglat”.
Guxholli tha se një zgjidhje do të ishte ndërhyrja në politikat fiskale, por që kjo është e pamundur në sistemin ekonomik të krijuar në Shqipëri.
“Ne i kemi ezauruar hapësirat që lejojnë fleksibilitet në politikat fiskale, me mundësinë të heqësh taksën dhe të vazhdosh të marrësh të ardhura në biznes”, tha Guxholli.
“Për këtë, qeveria rriti borxhin duke marrë hua”, shtoi ajo.
Guxholli tha se borxhi i deklaruar është mbi 80%, por “sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore i kalon 94%”.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën