English

Ekspertja e OKB: Rusia është përgjegjëse për vdekjen e Navalnyt

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Raportuesja e parë speciale e OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në Rusi, Mariana Katzarova, tha të hënën se vdekja e politikanit opozitar, Aleksei Navalny, është përgjegjësi e Moskës pasi ai, ose u vra në burg, ose vdiq nga kushtet e paraburgimit që përbënin torturë.

- Advertisement -

Autoritetet ruse thonë se Navalny, kritiku më i shquar i presidentit rus Vladimir Putin, vdiq më 16 shkurt në një burg në Arktik, për shkaqe natyrore.

Gruaja e Navalny, Julia Navalnaya, ka akuzuar Putinin për vrasjen e tij, një akuzë që Kremlini e hedh poshtë.

Navalny ka qenë duke vuajtur një dënim me burgim prej 19 vjetësh për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i kanë konsideruar të motivuara politikisht.

“Pra, qeveria ruse është përgjegjëse, në një mënyrë apo tjetër, për vdekjen e tij”, tha Mariana Katzarova për Reuters, në margjinat e një ngjarjeje në Kombet e Bashkuara në Gjenevë për të burgosurit politikë rusë.

Ajo përmendi periudha të gjata të izolimit për të cilat tha se arrinin në rreth 300 ditë, të cilat mund të kishin shkaktuar “një vdekje të ngadaltë gjatë disa viteve”.

Katzarova, e cila u emërua vitin e kaluar dhe nuk i është dhënë ende qasje në vend, tha gjithashtu se të burgosurit e tjerë në Rusi mund të kenë të njëjtin fat si Navalny.

Ajo u shpreh “shumë e shqetësuar” për politikanin opozitar Vladimir Kara-Murza.

“Që nga vdekja e Alexei Navalny, nuk ka kaluar asnjë ditë pa pyetur veten, kush është Navalni i ardhshëm”, tha ajo.

“Dhe do të ketë një Navalny tjetër, me siguri, me këtë nivel represioni”, shtoi ajo.

Katzarova, një ish-hetuese bullgare për Amnesty International, është një nga dhjetëra ekspertët e pavarur të të drejtave të njeriut të mandatuar nga Kombet e Bashkuara për të raportuar mbi tema apo kriza specifike, megjithëse e vetmja që raporton për një nga pesë shtetet anëtare të përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Grupet e shoqërisë civile flasin për shumë të burgosur politikë po mbahen në Rusi pasi kanë shprehur kundërshtimin ndaj pushtimit rus të Ukrainës, ose për shkak të refuzimit për të luftuar.

Pushtimi rus i Ukrainës, i nisur në shkurt 2022, ka hyrë në vitin e tretë.

Moska kundërshton kritikat për të drejtat e saj të brendshme.

Në fjalimin e saj në takimin e OKB-së më herët, ku foli edhe gazetari rus – fitues i çmimit Nobel – Dmitry Muratov, Katzarova bëri thirrje për më shumë presion ndaj Moskës për të liruar të burgosurit politikë dhe për të hetuar vdekjen e Navalnyt.

“Ne nuk mund të lejojmë që thjesht të fyehemi nga situata e të drejtave të njeriut në Rusi”, tha ajo në dhomën e mbushur plot me diplomatë.

“Ju takon të ndërmerrni hapa, hapa realë për mbrojtjen e këtyre të burgosurve politikë”, shtoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?