English

Ekspertja e studimeve të tregut: Mediat televizive do e vuajnë më shumë shkurtimin e buxheteve të reklamave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ekspertja e studimeve të tregut dhe konsumatorit Silvana Xheka në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania tha se mediat televizive do të jenë ato që do ta vuajnë më tepër rënien e buxheteve të reklamave.

- Advertisement -

“Buxhetet janë të ngrira jo totalisht, por pjesërisht. Kompanitë e mesme zakonisht e pezullojnë aktivitetin në këto momente pasigurie. Ndërkohë kompanitë e mëdha edhe pse reduktojnë buxhetet vijojnë të qëndrojnë në skenën e reklamave. Agjencitë e reklamave nga ana tjetër nuk e ndërpresin aktivitetin e tyre, por drejtohen më tepër nga mediat digjitale. Konsumatori shqiptar aktualisht është në rrjetet digjitale, pasi është një medium i arritshëm lehtësisht nga të gjithë dhe buxhetet po kalojnë drejt këtij mediumi. Mediat televizive do të jenë ato që do e vuajnë më shumë këtë situatë në treg”, tha Xheka.

Sipas ekspertes së tregut dhe konsumatorit vështirësia ndihet jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në atë botëror. Situata po gjykohet edhe në aspektin etik.

“Të gjitha tregjet e ndjejnë këtë vështirësi, për shembull në Spanjë shoqata e mediave spanjolle i ka bërë thirrje të drejtëpërdrejtë qeverisë në një letër zyrtare për ndihmë urgjente pasi reduktimet e buxheteve shkojnë në masën 70-80%, duke rrezikuar vetë ekzistencën e mediave dhe sidomos të televizioneve. Një tjetër problem në këtë moment është edhe ai etik. A është mirë që kompanitë të reklamojnë në këtë lloj situate? Një prej agjencive të studimit të tregut të konsumatorëve që quhet Global Web Index ndërmori javën e kaluar një anketim masiv në 13 shtetet më të mëdha të botës. Përafërsisht 30% e konsumatorëve mendonin se kompanitë nuk duhet të reklamojnë sepse e shohin si jo etike, si shfrytëzim të situatës për përfitim”, u shpreh për Euronews Albania Silvana Xheka.

Ekspertja nënvizoi gjithashtu se duke shikuar në perspektivë, varet shumë prej gjatësisë së periudhës së pandemisë Covid-19 edhe kohëzgjatja e krizës së tregut të reklamave. 

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?