Shqipëria ka zgjeruar tregtinë e prodhimeve bujqësore, duke i shitur ato në 78 vende të botës. Sipas ministrisë së Bujqësisë, vlera e eksporteve arriti në 5.1 mld lekë, ku 10 shtete të reja nisën bashkëpunimin me vendin tonë.
“Kemi një rritje prej 18,1 për qind në vlerë krahasuar me 2021 dhe një rritje me 15, 6 për qind në sasi krahasuar me vitin 2021”, tha ministrja e Bujqësisë Frida Krifca.
Edhe numri i fermerëve që janë pajisur me NIPT është rritur në vitin 2022, me hapa të shpejtë, duke u dhënë mundësi atyre të marrin naftë dhe subvencione për aktivitetin e tyre.
Përveç shifrave të vitit që lamë pas, ministrja Krifca ka folur edhe për objektivat e këtij viti, ku synohet zgjerim i mëtejshëm i tregut, zhvillim i agroturizimin dhe ndihmë e drejtpërdrejtë për fermerët, blegtorët e peshkatarët.
LEXONI GJITHASHTU:
- Krifca: Në 2022 kemi kthyer 500 ton produkte importi, nuk plotësonin kërkesat
- Bllokimi i vajit të ullirit, Krifca: Jemi në bisedime me Italinë dhe Francën