English

Ekstradimi i mësuesit turk, avokati kërkon shpjegime shtesë nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Avokati i mësuesit turk, Harun Çelik, i cili u dëbua nga policia shqiptare me 1 janar i është drejtuar Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për informacion mbi procedurat që janë ndjekur.

- Advertisement -

Avokati Alban Bengasi kërkon të informohet nëse klienti i tij, i cili akuzohet nga Ankaraja si pjesëtar i lëvizjes “Gylen” është depërtuar apo dëbuar? Mësuesi 42-vjeçar u arrestuar ne Aeroportin e Rinasit 5 muaj më parë me dokumente të falsifikuara, ndërsa përpiqejudhëtonte drejt Kanadasë.

Sipas burimeve nga uniformat blu shtetasi turk kishte hyrë në Shqipëri nga Kosova dhe destinacioni i tij final ishte Toronto.

Gazetari i “Euronews Albania”, Xhevahir Zhabina, thotë se pala mbrojtëse e mësuesit pretendon se atij i është mohuar e drejta e azilit në Shqipëri dhe ekstradimi i tij është bërë në kundërshtim me ligjin.

Por, nga ana tjetër, Policia e Shtetit në informacionin zyrtar ka pohuar se ekstradimi i tij është kryer brenda rregullave. Ky veprim është kundërshtuar edhe nga radhët e opozitës shqiptare.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?