English

Ekzekutimi i Hajrizit| Nga postblloku te vrasja e policit serb, si ndodhi ngjarja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ditën e sotme u raportua se u vra shqiptari Faton Hajrizi, i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi dhe plagosjen e një tjetri.

- Advertisement -

Ndërkohë është zbuluar edhe mesazhi i fundit i Hajrizit par se të ekzekutohej, i cili shprehej se nuk do të dorëzohej para forcave serbe, veçse i vdekur.

“Nuk e lejoj unë me mi lidhë duart. Mund të më çoni maksimumi deri në morg. Nuk përtoj me vdek unë. Edhe katunarët e mi më varrosin me nderime”, ka thënë Hajrizi në një audio.

Ka qenë zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, i cili ka thënë se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi.

Identiteti i personit të vrarë nuk është përmendur në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe pasditen e 19 korrikut.

Daçiç më herët gjatë së premtes tha se autoritetet ishin në kërkim të Faton Hajrizit, i dyshuar për vrasjen e policit dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Ministria e Brendshme e Serbisë po ashtu publikoi fotografinë e Hajrizit dhe u bëri thirrje qytetarëve për bashkëpunim.

Autoritetet kryen kontrollet në dy anët e lumit Drina, që gjendet në kufi me Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinës, pasi dyshonin se personi që kreu vrasjen mund të ishte nisur në atë drejtim, raportoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS) më 19 korrik.

Sipas ndihmësdrejtorit të policisë Dragan Vasileviç, helikopterët dhe dronët u përfshin në kërkimin e tij.

Sulmi ndaj policit ka ndodhur në orët e para të së enjtes kur policia e ka ndaluar makinën në të cilën ka qenë i dyshuari, për një kontroll rutinor.

Por çfarë dihet deri më tani për këtë ngjarje?

Për të parë nga afër situatën, mediat serbe raportojnë se ka qenë vetë ministri Daçiç që ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të Gazetës “Blic” të Beogradit, Faton Hajrizi ka tentuar të kalojë lumin Drina dhe të arratiset në Bosnje-Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, kështu që është fshehur në një kompleks të braktisur fabrike, “ku prej vitesh fshihen migrantët” në pritje të një “lidhjeje” “për të ikur përtej Drinës.

Po ashtu Informer raporton se Hajrizi ka qëlluar sërish në drejtim të policisë, para se të mbetej i vrarë.

Kush është polici i vrarë serb dhe i plagosuri?

Efektivi i Policisë serbe që mbeti i vrarë është 34-vjeçarit Nikolla Krsmanoviç, ndërsa kolegu i tij i plagosur është 50-vjeçarit Vjekoslav Iliç.

Fillimisht, autoritetet serbe shpallën në kërkim vëllain e Fatonit, Artan Hajrizin, meqë në vendngjarje u gjetën dokumentet e tij personale, pasaporta e Republikës së Kosovës dhe letërnjoftimi i Gjermanisë.

Por me pas u bë e ditur se Artani ndodhet në Gjermani dhe se nuk ka lidhje me ngjarjen. Për dokumentet që iu gjetën në vendin ku u krye krimi, ai akuzoi vëllain e tij, Fatonin, se ia ka vjedhur kur ishte në Gjermani.

Artan Hajrizi, ka folur mbrëmë në Pressing të T7, lidhur me ngjarjen që ndodhi në Serbi. Ai bëri me dije se ka dhënë deklaratë në Policinë e Hannoverit për rreth gjashtë orë, ku edhe ka bërë kallëzim për humbjen e dokumenteve. Pas deklaratës, ai tha se është lënë i lirë.

“Unë sot kam kontaktu me policinë gjermane. Jam kanë në polici gjashtë orë, edhe e kom dhanë deklaratën krejt, qysh është, qysh është kanë puna komplet. Mua ata më kanë lanë të lirë, që nuk kam me këtë vepër absolut kurgjë të bëj”, tha Hajrizi.

Ai tregoi se vëllai i tij, Fatoni, ka qenë dy ditë para rastit në Gjermani, ku edhe tha se ia ka marrë dokumentet.

“Pasaportin tem, pasaportin e Gjermanisë edhe të Kosovës, Fatoni u kanë para dy dite në Gjermani. Fatoni rregullisht u kanë jashtë shtetit. Nuk u kanë në Kosovë, nuk u kanë kërkund anej., Ai u kanë jashtë…Nuk ka banu te unë. U ardh te unë para dy dite, edhe i kom thanë këtu nuk ki vend te unë, se unë nuk du me prish familjen, nuk dua probleme se unë s’jam kanë problem kurrë. Nuk kam pas problem me ligj as në Kosovë kurrë.  U ardh në shtatë sahati në mëngjes, edhe i ka mësha ziles, e kam pa ata se jam dalë me çel derën edhe tha vetëm me fol dicka me ty edhe u kry. Ia kom hap derën, u ngjitë naltë, ka nejtë 1 orë këtu. I kom thanë prej këtuhit largohu, se këtu të kapin Policia e unë s’du me pas probleme. Si në Gjermani, sin ë Kosovë jam një qytetar i thjeshtë. Unë në Gjermani jam qe dhjetë vjet e ende asnjë problem nuk e kam pas”, ka rrëfyer Hajrizi.

Sipas tij, Faton Hajrizi që nga dita kur është arratisur, ka qenë duke qëndruar në shtete si Spanja, Austria, Italia dhe Sllovenia.

“Nuk e di unë për çfarë arsye u shku ai atje. Ai u kanë tu nejt në Spanje, Austri, Itali edhe në Slloveni”, ka deklaruar Hajrizi.

Nga ana tjetër, pretendimet e Artanit, Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, i ka qujtur të rreme.

“Personi i cili i ka dokumentet në policinë tonë, Artan Hajrizi, sot në orën 11:55 ka deklaruar në policinë e Hanoverit se pardje vëllai i tij Fatoni i ka vjedhur dokumentet personale në banesën e tij në Hanover. Është një gënjeshtër klasike, sepse sipas cilës logjikë një person nga Hanoveri kthehet ilegalisht në Preshevë dhe tenton të shkojë sërish ilegalisht në Gjermani? Kjo tregon qartë se është rënë dakord më herët dhe se është një akt i organizuar”, ka thënë Daçiç.

Ai kërkoi që policia gjermane urgjentisht duhet të përgjigjet nëse Faton Hajrizi ka qenë në Hanover dhe “si ka dalë që andej, si ka përfunduar në Preshevë, pse dhe me çfarë qëllimi”.

Policia gjermane në një përgjigje për mediat e Kosovës ka thënë se nuk mund të komentojnë rastin apo nëse po zhvillohen hetime.

“Kërkoj mirëkuptimin tuaj që BKA në përgjithësi nuk komenton të dhënat personale apo hetimet apo pyetjen nëse janë duke u zhvilluar hetime”, ka thënë një zëdhënës i Zyrës Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë.

Tre të arrestuar lidhur me ngjarjen

Si të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje, deri tash janë arrestuar tre persona. Personi i parë i arrestuar është Mithan Haxhiç, nga Tutini në jugperëndim të Serbisë, i cili dyshohet se e ka udhëtuar me të dyshuarin nga Presheva në drejtim të Lloznicës me makinë me targa të Tutinit.

Një person tjetër është arrestuar në Bijeljina të Bosnje e Hercegovinës, i cili dyshohet se i organizoi transportin e Hajrizit.

“Z. R. [1985] është arrestuar në Bijeljinë pasdite, në bashkëpunim me Policinë e Republikës Sërpska i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Lloznicë”, thuhet në një komunikatë për media.

Ndërkaq, në Mlladenoc të Serbisë është arrestuar edhe gruaja e tij, e dyshuar si bashkëpunëtore.

Mbrëmë po ashtu u raportua se Z.R., më 2019 është dënuar me 8 vjet burgim për kontrabandë të një toni kanabis. Disa media në Serbi raportuan se atij iu gjet një dokument i falsifikuar identiteti ndërsa u tha se edhe ai ka ikur nga burgu.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi pas mesnate në Loznicë, qytet që gjendet në kufi me Bosnjën, kur policët ndaluan një taksi me targa të qytetit të Tutinit që u dukej e dyshimtë, ku ndodheshin dy burra, shoferi dhe pasagjeri.

Sipas raportimeve, Policia identifikoi pasagjerët të cilët u janë dukur të dyshimtë dhe pastaj njëri prej policëve i ka kërkuar njërit prej personave në veturë që t’ia tregojë çantën. Ai raportohet se ka refuzuar ta bëjë këtë dhe se ka qëlluar në drejtim të policëve, duke e lënë njërin të vrarë e tjetrin të plagosur.

Asistenti i drejtorit të Policisë në Serbi, Dragan Vasiljeviç ka vizituar policin e plagosur serb. Pas vizitës ka dhënë detaje të bisedës me të.

Vasiljeviç ka thënë se nga biseda me policin e plagosur ka kuptuar se ky i fundit ka arritur të gjuajë me armë mbi sulmuesin, por thotë se nuk e di nëse ai është i plagosur.

“Kanë parë një ‘Mercedes’ me targa të Tutinit. Ka qenë e dyshimtë, kanë ndjekur automjetin, kanë ndezur dritat. Automjeti është ndalur një kilometër e gjysmë më tutje. Policët kanë zbritur nga automjeti dhe kanë kërkuar për dokumente personale,  ishte një kontroll rutinë”, tha Vasiljeviç.

Ai thekson se sulmuesi Faton Hajrizi ka qëlluar disa herë në drejtim të policit Iliç dhe e ka goditur në shpatullën e djathtë.

Ai tha gjithashtu se agresori shqiptar nuk dinte ose nuk donte të fliste gjuhën serbe.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?