English

Ekzekutohen 2 persona në Durrës, rrethanat mbeten të paqarta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.14, në qytetin e Durrësit, në rrethana akoma të paqarta kanë humbur jetën shtetasit Dorian Shkoza, 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia.

- Advertisement -

Sipas hetimeve paraprake, vrasja e dyfishtë dyshohet të ketë ndodhur me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, si dhe grupi hetimor.

Shkoza një nga viktimat e atentatit është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ishte një nga subjektet e Operacionit Forca e Ligjit.

Pas kësaj ngjarje një automjet tip “Benz” është djegur në Kavajë, targat e të cilit i janë vjedhur një automjetit tjetër. Dyshohet se i përkiste personave që kryen atentatin ndaj Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias.

Gazetari i Euronews Albania, Xhevahir Zhabina raporton nga Durrësi se hetimet e grupit hetimor janë shtrirë në disa pista, por deri tani, nuk janë siguruar prova të mjaftueshme për të rënë në gjurmët e autorëve të dyshuara të krimit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?