Pronari i televizionit lokal “Media plus” në Lezhë është vrarë në qendër të qytetit të Rrëshenit. Ai është Kastriot Reçi 47 vjeç, një emër i dëgjuar në zonën e veriut.
Policia e Lezhës njoftoi se janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohe që janë ngritur postblloqe për kapjen e autorit/autorëve.
“EuronewsAlbania” ka mësuar se dy vjet më parë pronarit të televizionit lokal në Lezhë, Kastriot Reçit i kanë vrarë vëllain në shtetin fqinj të Italisë.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje që tronditi sot qytetin e Rrëshenit