Arsenal u eliminua nga Europa League pasi u mposht brenda në shtëpi nga grekët e Olimpiakos me rezultatin 2-1. Pavarësisht se kishin fituar ndeshjen e parë 1-0, londinezët shpërdoruan në takimin e kthimit.
Në 90 minutat e kohës së rregullt, ekipi grek fitoi 1-0 duke bërë që ndeshja të kalojë në shtesë. Arsenali arriti të barazojë, gjë e cila i mundësonte kualifikimin me rezultat të përgjithshëm, por Olimpiakos i befasoi me një gol të shënuar në minutën e 120.
Inter nuk hasi vështirësi duke fituar 2-1 në San Siron, e boshatisur për shkak të frikës nga coronavirus përballë Ludogores. Për zi kaltrit shënuan Biraghi dhe Lukaku.
Edhe Manchester Unitet kaloi me tej. Djajtë e kuq mposhten 5-0 në Old Traford, Club Brugge. Një ndeshje fantastikë e lojtarëve të Solskjaer që tashmë shihen si një prej pertinentëve kryesorë për të fituar trofeun.
Holandezet e Ajax që vitin e shkuar arritën deri në gjysmëfinalen e ligës së kampionëve nuk mundën të bënin shumë në këtë edicion të Europa League pasi u eliminuan nga Getafe.