English

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Arben Xhina është drejtori i ri i IEVP Drenovë.

- Advertisement -

Lajmin e bëjnë me dije burime të siguruara pranë drejtorisë së përgjithshme të burgjeve se Shina ka marrë emërimin si drejtor i burgut të Drenovës. Më parë këtë post e ka pasur Altin Gusho, i cili tashmë ushtron një detyrë tjetër pranë komisariatit të Pogradecit.

Nga koha e largimit të Gushos dhe deri në ardhjen e Arben Xhinës, IEVP Drenovë ka pasur si drejtues një të komanduar nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve.

Arben Xhina ka mbajtur me parë pozicionin e drejtorit të paraburgimit të në drejtorinë vendore të Policisë Elbasan.

Burgu i Drenovës ka më tepër se 420 të burgosur, përfshirë këtu edhe një sektor të burgut të sigurisë së lartë, ku mes të cilëve ka të burgosur me akuza të rënda kriminale.

Numrin më të madh ne kete burg e zënë të paraburgosurit, të cilët akoma nuk kanë një vendim të formës së prerë në gjykatat e vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×