James Cleverly, i cili ka shërbyer më herët si Sekretar i Punëve të Jashtme të Britanisë, tashmë do të zëvendësojë Suella Braverman, e cila mbante rolin e Sekretares së Brendshme.
Këto lëvizje në Britani erdhën pas shkarkimit të Braverman nga kryeministri Rishi Sunak. Ish-Sekretarja e Brendshme shkaktoi zemërim me shkrimin e saj me kritika për policinë britanike për mënyrën se si ata u sollën me marshuesit gjatë protestës pro-palestineze.
Ajo akuzoi policinë për standarte të dyfishta.
Cleverly u pa të hynte në 10 Downing Street mëngjesin e kësaj të hëne pas shkarkimit të Braverman.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kritikoi policinë në lidhje me protestat pro-palestineze, shkarkohet Braverman
- Rishi Sunak diskuton të ndërmarrë masa më të rrepta kundër duhanit